Toyota IQ Albania - Karakteristikat e Pergjitheshme




iQ paraqet një renditje të mençur të tekonologjive të motorit dhe të transmisioneve të përparuara, me komponentë rezistence të larte, projekt kompakt tejet i lehtë dhe efikas. Të gjitha përpjekjet tona bazohen në filozofinë e Toyota-s - “Gjithnjë Optimizim” - dhe 1.0 litra benzinë dhe 1.4 litra naftë nuk përbëjnë përjashtim. Pas marrjes në 2007 të çmimit për Motorin e Vitit ne vijuam të shtyjmë kufijtë ne përmirësimin e efikasitetit të motorit, me peshë ultra të lehtë dhe kompakt 1.0 litra, me tre cilindra. Duke arritur në ulje emetimeve CO2 deri në 99 g/km dhe një konsumim karburanti veçanërisht të ulët pa humbur në fuqi.

Të gjitha këto përmirësime kanë domethënien pse ne jemi shpërblyer përsëri me Motori i Vitit për 2008.Motori i përmiresuar 1.4 litra D-4D ka teknologjinë më të fundit Common Rail të naftës, që jep 7% më shumë forcë përdredhjeje dhe 10% më pak CO2. Një raport i ulët ngjeshjeje, efikasitet termodinamik dhe fuqi përdredhëse në shpejtësi të ulët ndihmojnë per te realizuar një funksionim optimal me konsumim të ulët karburanti dhe me nivele CO2 prej 104 g/km.

Teknologjitë tona të përparauara të transmisionit me 5 shpejtësi, 6 shpejtësi manuale dhe automatike ju ndihmojne të pakësoni emetimet deri në 8%. Ato automatikisht sigurojnë maksimalizimin e fuqisë në përdredhje dhe konsumi i karburantit minimizohet me çfarëdo shpejtësie që jeni duke lëvizur.