Toyota Aygo Albania - Dizajni


Dizajni
AYGO është e plotë me pesë dyer, katër vende që ofrojnë hapësirë dhe lartësi të bollshme mbi kokë duke e vënë të parën në klasin e saj, si dhe arrin t'i përmbledhë gjithë këto në një makinë kompakte 3.4m. Kabina e saj, e ndikuar nga format e barkave të shpejtësisë, ka një panel të vetem me instrumenta të kombinuara me ekrane moderne që lexohen lehtësisht dhe me dy tonalitete. Kjo pamje e pangatërrueshme sportive vijon me panelin qendror. Ai përmban një radio/CD të integruar opsionale me dy altoparlantë dhe hyrje muzike shtesë. Ju do të gjeni gjithashtu butonat me ndriçim të brendshëm të sistemit të kondicionimit të ajrit. Stili është çelësi.
Linja e butë e kroskotit vazhdon me formën e dyerve, ndërsa një përdorim novator i ngjyrës së trupit në veshjen e dyerve maksimalizon ndjesinë e hapësirës së brendeshme. Edhe doreza e frenave të dorës harmonizohet me timonin. Një stil jete aktive kërkon veshje që jo vetëm ju bëjnë të dukeni mire, por edhe që ofrojnë kënaqësi dhe janë jetëgjatë. Interieri i AYGO-s i ka këto kualitete. Cilësia e materialeve jep një ndjesi të shkëlqyer që i reziston përdorimit të shpeshtë. Ndenjëset me veshje rrobe, me mbështetëse të integruara koke si opsion, kanë një dizajn modern e sportiv, ndërsa Toyota ka përfshirë në sipërfaqen e kroskotit veshjen e saj të re 'lëkurë peshkaqeni' - projektuar të jetë rezistente ndaj gërvishtjeve, e lehtë në pastrim dhe jetëgjatë.
Një interier në gri të errët krijon një pamje harmonike dhe cilësore. Mbështetëset e kokës janë standard në rregullimin e ndarjes 50/50 të ndenjëseve të pasme. Xhamat elektrik, kyçje qendrore e dyerve dhe hapja papërdorim çelësi janë standarde. Përfitoni nga opsioni i kondicionimit të ajrit me filter poleni dhe me riciklim ajri. Zgjidhni jastek ajri SRS të xhamave anësorë për një tjetër siguri tuajen. Përmirësoni AYGO+-n tuaj me Paketën Zanore: radio/CD me katër altoparlantë dhe me dy përsëritës të frekuencave të larta për një tingëllim të plotë rrethor.