Toyota Aygo Albania - Siguria


Siguria

Forca e frenimit
Toyota është e angazhuar për sigurinë tuaj. Kështu, çdo AYGO ka sistem frenimi antibllokues (ABS) për t' ju ndihmuar të ruani kontrollin gjatë një frenimi të fortë e të befasishëm. Veç kësaj, shpërndarësi elektronik i forcës frenuese (EBD) optimizon ekuilibrin midis katër rrotave.

Ndalesë e sigurt
Me rripin me tre pika fiksimi të ndenjëseve si përpara dhe prapa, ju dhe pasagjerët tuaj mund të rrini ç'pengueshëm në siguri. Çdo rrip përpara përfshin para-tensionues dhe kufizues force për mbrojtje shtesë. Jasteket e ajrit SRS të drejtuesit dhe të pasagjerit përpara janë vendosur në çdo makin. AYGO+ eshte e pajisur edhe me jastek ajri anësore . Për të plotësuar sigurinë, janë si opsion gjithashtu jasteket me ajër SRS për pjesën anësore tek perdet e xhamave.

Kufizimi i dëmtimeve
Për t' u siguruar që kurrë nuk jeni ndjerë më të sigurtë, Toyota ka zhvilluar një strukture shasie që shpërndan dhe absorbon goditjen gjatë rastit me pak gjasa të përplasjes ballore, anësore apo nga prapa.

Qetësia e mëndjes
Dhe ju mundet gjithashtu të çlodheni qetësisht kur e lini makinën të parkuar. Çdo AYGO krenohet me bllokuesin anti-vjedhje të motorit që është një standard në të.