Toyota Aygo Albania - Hyrje




Ëndërroni të jeni i pari përtej semaforëve të trafikut?

Motori 1.0 litër, tre cilindra, benzin, jep një pershpejtim të mire, kështu që ju mund të shkëputeni lehtë nga të tjerët. Amortizatorët e optimizuar ju japin një kënaqësi, një përvojë guidimi dinamik që është përshtatur përsosmërisht me kërkesat e ndryshme dhe sprovuese të qyteteve moderne. Dhe ju mund ta kapni momentin dhe të zini shpejt hapësirën e parkimit në sajë të përmasave kompakte të AYGO, sistemit elektrik të drejtimit, rrezes së ngushtë të kthimit dhe pamjes së mire rrethore. Por edhe pse AYGO ju siguron zhdërvjelltësi dhe mirëfunksionim, kjo nuk do të thotë se po lini pas dore ambientin.

Me teknologjinë e sofistikuar VVT-i të Toyota-s (fazim variable i valvulave - inteligjent) ju keni një kursim karburanti dhe shkarkime të ulta gazrash që kryesojnë klasin. Ju mund të zgjidhni midis një transmisioni manual me pesë shpejtësi ose një transmisioni të avancuar me pesë shpejtësi shumë-mënyrash (M-MT).
M-MT ju lejon të zgjidhni midis rehatisë së një transmisioni automatik apo të një kutie shpejtësie manual me një ndjesi sportive direkte dhe Ekonomike. E qetë, e qëndrueshme dhe preçize ajo e bën të lehtë punën e nderrimit të marshave gjatë trafikut dhe parkimit të ngjeshur.