Toyota HiLux Albania -Karakteristikat e Brendeshme


www.autonet.al

Kabina njëshe e Hilux-it është për ata që thjesht duan të merren me punë.
E paepur, e fortë dhe pa lëshime, ajo është një partnere e përkryer biznesi, pavarësisht cili është biznesi tuaj. Ajo ju jep një maksimum hapësire ngarkese në 1.58 metra kub dhe një ngarkesë të përgjithshme prej 1165 kg* duke siguruar që asgjë të mos ju pengojë në një ditë pune të rëndë.

Hilux me Kabinë Ekstra. Një opsion me adoptueshmëri më të madhe. Nuk është vetëm se Hilux me Kabinë Ekstra është me aftësi të pandalshme,por nuk ka kufizime se kë dhe çfarë të mbartësh .
Nëse ju duhet të merrni me vete disa njerëz më tepër, ndenjëset e pasme të
Kabinës Ekstra hapen për të ulur rehatshëm prapa dy ose tre pasagjerë. Dhe nuk preket as kapaciteti i ngarkesës me një karroceri me gjatësi të bollshme
prej 1805mm.

Hilux. Forcë e Pashkatërrueshme.Legjenda fillon të flasë për vete.
Me Toyota-n e re Hilux keni lirinë të bëni gjithçka doni, në çdo moment. Vetëm një gjë është e pamundur të bëni: ta ndaloni. Nga distancat e përshkuara në lëvizjet në qytet, Hilux i ri ju ofron mundësinë e 360° për çfarëdo nevojë. Pick-up sinonim i cilësisë, bëhet akoma më elegant, më komod, më i pandalshëm, më i këndshëm për ta drejtuar.I besueshëm në çfarëdo kushtesh, konfirmohet per siguri kulmet e kategorisë se vet, përveç krenarisë për funksione rekord në sajë të motorëve modernë dizel dhe veçanërisht kutisë së re të shpejtësisë.E disponueshme në versionin 3.0D-4D.