Toyota IQ Albania - Siguria


Siguria

SRS
iQ është përshtatur me nëntë Airbag SRS, përfshi Airbag perde mbrojtëse unikale në dritaren e pasme. Airbeget drejtuesit dhe të pasagjerit përpara kanë sensorë afërsie dhe një sensori përplasjeje që siguron hapjen e duhur për të parandaluar demtimet. Ka gjithashtu Airbag SRS anësorë për ndenjëset përpara dhe Airbag SRS perde mbrojtëse që mbulojnë ndenjëset përpara dhe prapa.

ABS dhe EBD
ABS ju ndihmon të mbani kontrollin duke balancuar elektronikisht forcën e frenimit midis të katër rrotave për t’iu përshtatur nivelit të kapjes me token të secilës. EBD e plotëson këtë duke optimizuar shpërndarjen e forcës së frenimit në secilën rrotë. Së bashku të dy sistemet ndihmojnë të parandalohet që rrotat të bllokohen dhe ju lejojnë të anashkaloni pengesa gjatë rruges.

BA
BA mbështet automatikisht frenimet urgjente nëse frenat përdoren shpejt por pa presion të mjaftueshëm në pedal. Ajo e bën këtë duke matur se sa shpejt dhe sa fort është shtypur pedali i frenave dhe pastaj, nëse është e përshtatshme, duke rritur forcën e frenimit. Matja e kohës dhe aktivizimi i BA pasqyron vetë veprimin tuaj frenues, kur ju pakësoni presionin mbi pedal BA pakëson po kështu veprimin e vet.

TCS
Nëse përshpejtoni shumë fort dhe shkaktoni që rrotat aktive të humbasin fërkimin dhe të fillojnë të rrotullohen bosh, TCS menjëherë do të kufizojë forcën e motorit për të ndihmuar rivendosjen e fërkimit.

VSC
VSC kontrollon automatikisht forcën e frenimit dhe rendimentin e motorit për të parandaluar rrëshqitjen kur bëhet kthesë e fortë ose në sipërfaqe rrëshqitëse të rrugës.

Të integruar me rripat e ndenjëseve përpara, paratensionuesit dhe kufizuesit e forcës janë projektuar të shmangin plagosjet në zonën e kraharorit..