Toyota Land Cruiser Albania - Pjesa e Brendeshme


www.autonet.al

Sediljet dhe pjesa e brendshme eshte punuar ne dy ngjyra: bezhe ose gri sportive. Ofrohen gjithashtu edhe sediljet me lekure te zhbiruar me nje mbulese te bute, te re. Akoma me teper konfort ofrohet me kontrollin elektrik dhe ngrohjen e ndenjeseve te perparme ( Standart per modelin LUXURY). Vendi i udhetarit eshte me i gjere dhe me i gjate, ne krahasim me modelin e meparshem, gje qe ofron rreth 40 mm, me shume vend per kembet e pasagjerit qe rri perpara dhe 15 mm per kembet e pasagjerit qe qendron prapa. Hapesira per shpatullat eshte rritur deri ne 30 mm. Automobilat standarte mund te kene tri radhe sediljesh (deri ne 8 vende), ku rreshti i dyte dhe i trete mund te ndahen(60/40). Funksioni i njesuar me "Mbledhja me nje te prekuar" do te thote mundesi qe rreshti i dyte mund te shtyhet para duke perdorur vetem njeren dore.

1. Vendi hapesinor dhe praktik per vendosjen e objekteve te ndryshme.
2. Pervec mbajtesve te gotave ne sediljet e perparme , Land Cruiseri disponon edhe
mbajtese mjaft praktike , te integruara tek mbeshtetesja e kraheve ne sediljen e pasme.
3. Rreshti i dyte mund te hapet vetem ne nje krah.
4. Ne menyre qe te perfitoni hapsire maksimale te bagazhit mjafton te hapni rreshtin e dyte te sediljeve dhe te menjanoni rreshtin e trete te sediljeve.