Toyota Land Cruiser Albania - Siguria Aktive


www.autonet.al

Land Cruiser jep një qetesi që buron nga përshtypja se automobili është ndërtuar kështu që të sillet i sigurtë në cdo lloj situate. Kontribut madhor këtu kanë novacionet e shumta të cilat kanë si qëllim një drejtim automjeti më të sigurtë e më të këndeshem.

Siguri aktive
Sistem frenimi antibllokues ABS ,me sistem elektronik per shpërndarjen e fuqisë se frenim EBD , dhe sistem për t'i asistuar frenimit BA , dhe sistem për rregullimin e lartësisë NAD kujdesen për frenimin tuaj të sigurtë. ABS ndihmon të vendosë kontrollin, gjatë një frenimi të papritur e të fortë ose gjatë frenimit në sipërfaqe të rrëshqitshtme, nëpërmjet shpërndarjes elektronike të fuqisë frenuese tek të katër rrotat, me qëllim përshtatjen optimale të secilës prej tyre, EBD e plotëson këtë veprim me një shpërndarje individuale sa më precize të fuqisë së frenimit ndërmjet rrotave të përparme dhe të prapme ose ndërmjet rrotave të djathta dhe të majta të automobilit, në varësi të shpërndarjes së ngarkesës dhe ngarkesës së frenave. EBD ndihmon të rruhet qëndrueshmëria gjatë frenimit në rrugë të drejtë ose në kthesa. Land Cruiser disponon një nga sistemet më të sigurta për frenim më katër frena tip disk i ventiluar dhe hidro-perforcues progresiv të frenave. Gjithashtu ky model përfiton dhe nga sistemi për asistim në frenimin BA, i cili permireson qëllimin e shoferit per të ndaluar në menyre të papritur, me kontrollimin e fuqise dhe shpejtesise se shtypjes se pedalit për frenim dhe perkatesisht e rrit presionin. HAD kufizon efektin e nxehjes gjatë frenimit të menjëhershëm.

Sistem për drejtimin e stabilitetit dinamik të automobilit Vehicle Stability Control (VSC)
Vihet në punë kur automobili kryesisht kryen manovra të menjëhershme apo kthesave të thepisura. Njëkohësisht rregullon punën e frenave dhe ekuilibron fuqine dalëse nga motorri. VSC inkuadrohet si paisje standarde për të dy transmisionet: 6 - nivele mekanike dhe 5 - nivele kambio automatike.

Sistemi për rregullimin aktiv të forcëse tërheqëse A-TRC është krijuar për të lëvizur si në rrugë dhe jashtë tyre.
Në kushtet normale të rrugës, sistemi vihet në punë kur rrotat e automobilit janë në kufirin e bllokimit dhe momentalisht rregullon presionin e frenimit dhe fuqinë e motorit, që të jetë nën kontroll. A-TRC ofrohet si mundësi, si me transmisionin mekanik 6 nivelesh, ashtu dhe me A/T 5 nivelesh. Gjatë situatave me te nderlikuara te rruges, ky sistem është shume efikas, sepse bllokon diferencialet dhe siguron nje force me te madhe terheqese te rrotave, gje qe reflektohet ne pershtatjen e cdo rrote.