Toyota Rav4 Albania - Fuqia


Duke zgjeruar kufijtë e forcës së dizelit, motori modern 2.2 litra D-4D 180 me Energji të Pastër i Toyota-s është motori më i pastër dhe më i fuqishëm i klasit të vet.

Me përdorimin e teknologjisë D-CAT, Sistemi Dizel i Pakësimit të Grimcave NOx (DPNR) mundëson një filtrim më efiçent të grimcave të dëmshme. Kjo çon në nivelin më të ulët të shkarkimeve të kombinuara të NOx dhe të grimcave se çdo model tjetër diezeli modern, shumë më ulët nga kriteri i përcaktuar nga legjislacioni 2005 EURO IV.
Me injektorë piezoelektrikë në sistemin e zakonshëm me shina (duke mundësuar injektimin e një sasie më të madhe karburanti më shpejt) kontrolli i djegies është bërë në kulm preçiz – dhe me një Pipëz Variabile Turbo që aktivizohet ne menyre elektrike për efiçencë maksimale, motori arrin reagueshmëri të pakalueshme dhe në krye të klasit si dhe fuqi që lë prapa lehtësisht çdo diezel rival. Me një transmision manual ultra të butë, motori me fuqi 177 hp jep një moment në rrotulluese prej 400 Nm vetëm me 2000- 2600 rrotullime në minutë, duke dhënë një shifër përshpejtimi mbreslënëse nga 0-100 km brenda 9.3 seknodash, pa përmendur një shpejtësi maksimale prej 200 km/orë*. Përsëri, me gjithë këto, ai është gjithashtu shumë ekonomik, me një shifër të kombinuar konsumi karburanti prej 7.0 litra për 100 km.

Rizbuloni gjithçka është për t’u entusiazmuar me motorin e RAV4 2.2 litra D-4D 135. Përshpejtimi energjik dhe fuqia e shpejtë në reagim janë tuajat thjesht duke shtypur pedalin e gazit.

Teknologjia e avancuar e Comon Rail ,llogarit saktësisht presionin, kohën dhe volumin ndërsa ju drejtoni, duke injektuar karburant me sprucim të imtë në presion të lartë në dhomën e djegies dhe duke ju dhënë një funksionim tërësor në rrugë që është me të vërtetë drithërues. Shpejtësia maksimale është 180 km/orë* dhe koha e përshpejtimit 0-100km në 10.5 sekonda. Dhe e gjitha kjo jepet me një kuti shpejtësie me 6 shpejtësi që e bën ndrrimin e marsheve pa ndonjë përpjekje dhe drejtimin më stimulues se kurrë më parë. Motori me 136 hp jo vetëm ofron një forcë rrotulluese mbreslënëse prej 310 Nm për 2000-2800 rrotullime/min, ai ka gjithashtu shkarkime të ulta gazrash, si dhe një shifër tërheqëse kursimi karburanti prej 6.6 litra/100km në ciklin e kombinuar. Motori D-4D 135 nga Toyota. Fuqi e butë, reaguese që e bën çdo udhëtim më shpërblyes.