Toyota Rav4 Albania - Komforti


Shpenzoni pak kohë në brendësi të RAV4 dhe do të kuptoni shpejt se sa e sofistikuar duket dhe ndihet brendësia e saj. E skulpturuar estetikisht duke përdorur materialet e cilësisë më të lartë, të tërheq menjëherë shikimin me pika të mrekullueshme të vogla prekjeje në aq shumë nga sipërfaqet e saj: vija të rëndësishme butonash argjendi, dizenjo lëkure të stampuara, pjesë metali me shkëlqim. Krijohet një interior fin, i çmimit të makinave sportive që të tjerët vetëm mund të tentojnë ta ndjekin.

Duke u ulur rehatshëm në ndenjësen me lartësi të rregullueshme të drejtimit, mund vetëm të vëreni pamjen zotëruese të rrugës. Timoni është gjithashtu i rregullueshëm, duke ju lejuar ta vendosni në pozicionin që ju duket më komod dhe duke ju dhënë atë pak personalizim shtesë që e bën pasjen e një RAV4-e t’ju kënaqë kaq shumë. Mendimi ergonomik është kudo, nga paneli i çelësave për xhamet elektrikë vendosur përshtatshëm tek dera e drejtuesit, tek kroskoti i brendshëm me pamje sportive që i ka të gjithë çelësat dhe butonat lehtësisht të arritshëm. Vetë paneli i instrumenteve në kroskot ka në qendër një disk numerator analog me optitron treplanësh dhe kur ju jeni në lëvizje, një ekran që lexohet lehtësisht brenda spidometrit ju tregon gjithçka që ju duhet të dini – nga shpejtësia mesatare deri tek temperatura jashtë. Sa për të gjetur rrugën tuaj, nuk ka gjë më të lehtë në sajë të një sistemi satelitor navigimi me hartë të plotë*.