Toyota Rav4 Albania - Siguria ne Kabine


Kudo që mund t’ju çojë jeta, ju mund të mbështeteni tek RAV4-a për të siguruar kënaqësi, ndërsa ajo njëkohësisht ju mban ju dhe të dashurit tuaj të sigurtë.

Rezistenca në përplasje
Një shasi e re është zhvilluar gjithashtu, e tillë që përthith më shumë force në përplasje, duke çuar në një minimum ngjeshjeje në kabinë. Si të gjithë makinat Toyota, struktura e fortë, e papërkulshme e trupit të RAV4-ës është arritur nëpërmjet provave rigoroze të testimit dhe është projektuar t’i rezistojë përplasjeve pavarësisht nëse vijnë nga përpara, anash apo prapa. Dhe, si pjesë e angazhimit të Toyota-s për sigurinë e këmbësorëve, kofano i RAV4-ës është projektuar gjithashtu për të ndryshuar formë në përplasje, duke ndihmuar në pakësimin e plagosjes gjatë përplasjes.

Jasteket e ajrit SRS
Ju do të gjeni jo më pak se nëntë airbag te RAV4-a për të ndihmuar në mbrojtjen tuaj dhe të pasagjerët e tjerë nëse ndodh më e keqja. Këto përfshijnë jastek ajri SRS dy fazore për drejtuesin dhe pasagjerin, jastek ajri SRS anësorë, jastek ajri SRS perde dhe një jastek ajri te gjunjët e drejtuesit (e para në tregut). Për më shumë komoditet, ju do të gjeni gjithashtu një çelës ndërprerjeje në anën e pasagjerit, që çaktivizon jastekun e ajrit nëse doni të vendosni një ndenjëse fëmije përpara.

Pakësim i Plagosjes së Qafës (WIL)
RAV4-a e re është paisur me ndenjëse të gjeneratës së dytë me një konceptim të ri të Pakësimit të Plagosjes së Qafës. Funksionimi i këtyre ndenjëseve është përmirësuar nëpërmjet simulimeve të realizuara në instalimet e testeve të përplasjes – THUMS (TotalHuman Model for Safety = Modeli Tërësisht Human për Sigurinë) – një riprodhim tepër i detajuar i trupit të njeriut, përfshi skeletin kockor, lëkurën, artikulaconet dhe ligamentet.

Fiksimi ndenjëseve sipas ISO fix
RAV4 përfshin pika special fiksimi – përfshi një kordon nga sipër që pengon animin përpara të ndenjëses – për një mënyrë të sigurtë dhe komode të sigurimit korrekt sipas ISO fix të ndenjëseve të të miturve .

Teknologjia e Lëvizjes me Gomë të Rënë (RFT)
Përveç këtyre, RAV4 ka goma me RFT që janë një risi. Këto goma moderne kanë një teknologji vetë-mbështetëse që mund ta mbajë në lëvizje makinën për një kohë më të gjatë duke qenë të shpuara; kjo në sajë të një Sistemi Paralajmërimi të Presionit të Gomave që ju sinjalizon në sekondë kur tek goma fillon rënia e presionit.