Toyota Rav4 Albania - Siguria


RAV4 tepër e sofistikuar nuk është projektuar vetëm për kënaqësi drejtimi. Shumë nga karakteristikat e saj inteligjente janë gjithashtu tek ajo për t’u kujdesur për ju jashtë në rrugë.

Sistemi Kundër Bllokimit të Frenave (ABS) me Shpërndarje Elektronike të Forcës së Frenimit (EBD) dhe Ndihmë Frenimi (BA)

ABS ndihmon për të ndalur bllokimin e rrotave në rrugë rrëshqitëse ndërsa EBD optimizon forcën e frenimit midis rrotave të përarme dhe atyre të pasme (si dhe majtas dhjathtas) në mënyrë që ju të mund të përballoni me sukses pengesat kur e sillni makinën në një ndalim të plotë. Ndihma e Frenave është në gjendje të diktojë frenimin emergjent dhe, në rastet kur është ushtruar presion i pamjaftueshëm mbi pedalin e frenave, shton forcë tjetër frenuese.

Më shumë kontroll në kthesa
Sistemi i Integruar Aktiv i Drejtimit lidh VSC me Drejtimin me Fuqi Elektrike (EPS) dhe me 4WD, duke përdorur avantazhet e të tre sistemeve për të rritur sigurinë. Nëse ndodh të keni prere me shume ose me pak timonin kur frenoni ne kthese , psh, VSC do t’ju ndihmojë me frenimin, ndërsa EPS do të bëjë më të lehtë veprimin e drejtimit të saktë dhe më të vështirë veprimin e gabuar të drejtimit (prerjes së timonit), duke ju ndihmuar të rivendosni më lehtë makinën në korsi.

Sistemi ndërhyn gjithashtu kur përshpejtohet në kthesë në rrugë rrëshqitëse, duke kombinuar TRC me VSC për të rregulluar fuqinë e motorit dhe aplikuar forcën e frenimit ku është e nevojshme, ndërsa shpërndan njëkohësisht një raport të drejtë të fuqisë rrotulluese të përparme – pasme për të mbajtur makinën në gjendje qëndrueshmërie.

Frenim dhe përshpejtim i shtuar në linjë të drejtë

Atje ku ka ndryshim të sipërfaqes së rrugës në rrotat e djathta dhe të majta, frenimi mund të shkaktojë që makina të kthehet në njërin krah. Sistemi i Integruar Aktiv i Drejtimit i RAV4 plotëson menjëherë ABS-në duke dhënë ndihmë shtesë drejtimi me EPS për të kompensuar çdo prishje balance dhe për të mbajtur makinën në një kurs të drejtë kur ndalon. Kjo tërheqje nga e majta ose e djathta mund të ndodhë gjithashtu kur përshpejtojmë, prandaj sistemi mundëson gjithashtu fuqi shtesë rrotulluese në drejtim nga EPS që funksionon në çift me TRC, duke korrektuar çdo humbje balance dhe duke ndihmuar të mbahet lëvizja drejtë e makinës.