Toyota Urban Cruiser Albania - Hyrje


www.autonet.al

Drejtimi Optimal Toyota. Risi në aspektin mjedisor zgjidhje që sigurojnë një drejtpeshim të fortë të pakësimit të konsumit karburantit, shkarkime të pakta CO2 dhe kënaqësi të pacënuar lëvizjeje. Të gjitha si standard.

Urban Cruiser mishëron një kombinim të mënçur të teknologjive motorike dhe të transmisioneve me komponentë të ulët fërkimi, projekt super i lehtë kompakt dhe eficiencë e rritur djegieje Të gjitha përpjekjet tona janë bazuar në filozofinë e Toyota-s - “Gjithmonë Optimizim” – dhe motorat me benzinë dhe me naftë të Urban Cruiser nuk bëjnë përjashtim.
Motori me benzinë 1.3 litra Dual VVT-i jep një shtytje që kryeson në klasin e vet për funksionim dhe kursim karburanti. Në sajë të futjes së sistemit tonë avangardë Stop & Start System, motori fiket automatikisht kur makina juaj është ndalur: Shkarkime zero, zhurmë e dridhje zero. Ai rindizet pa u ndjerë në momentin që ju shkelni pedalin e friksionit, pa vonesë në fuqi. Ndihet mirë, kursen karburant. Rezultati është: shkarkime të ulëta CO2 deri në 129 g/km. Rendimenti maksimal në fuqi është 100 hp me 132 Nm të forcës në përdredhjes në 3800 rrotullime në minutë (rnm). Motori i përmirësuar 1.4 litra D-4D i Urban Cruiser-it mishëron teknologjinë më të përparuar Common Rail të naftës. Injektor piezo me presion të lartë dhe ushqyes turbo me pipëz variabël ndërftohësi për të rritur funksionimin optimal. Është i pari motor AWD në botë që shkarkon më pak se 130 g/km CO2 dhe deri në 118 g/km në motorët me 2WD.