Toyota Urban Cruiser Albania - Motori


www.autonet.al

Teknologjia e motorit me naftë të Toyotas e fuqishme dhe përsëri miqësore ndaj mjedisit. Injeksioni direkt Common rail rregullon presionin, fazimin dhe volumin ndërsa udhëtoni duke injektuar karburant të pulverizuar imët me presion të lartë në dhomën e djegies për funksionimin më të mirë.
Në kushte normale rruge, lëvizja jepet nëpërmjet rrotave të para, por në sipërfaqe të buta ose rrëshqitëse sistemi e shpërndan automatikisht dhe vazhdimisht forcën rrotulluese ,stabilitetin e lëvizjes dhe për të maksimalizuar kursimin e karburantit.
Ndenjëset kanë pika speciale fiksimi - përfshi një fiksues nga sipër që ndihmon parandalimin e palosjes përpara të ndenjëses - si një mënyrë e sigurtë dhe e volitshme për sigurimin korrekt të ndenjëseve ISOFIX të fëmijëve.

Një pasqyrë e dizenjuar posaçërisht për pamje prapa që dikton çfarëdo shkëlqimi të fortë nga makinat prapa jush, duke errësuar automatikisht sipërfaqen e pasqyrës proporcionalisht. Në vend të një çelësi të zakonshëm Smart Entry & Start System paraqet një transmetues që ju lejon të çkyçni dyertë me një prekje të thjeshtë të
dorezës dhe ta ndizni motorin me prekjen e një butoni. Gjithçka keni nevojë është të mbani çelësin Smart Entry në xhepin ose çantën tuaj të dorës.

Teknologjia jonë më e fundit Stop & Start fik automatikisht motorin kur makina është para dritave të kuqe ose në situatë të ngjashme, për të rritur efikasitetin e karburantit dhe për të pakësuar shkarkimet e gazeve.Në përplasje, një ndjesor shquan qe shpina e pasagjerit ngjeshet fort në mbështetësen e ndenjëses dhe mbështetësja e kokës lëviz automatikisht në drejtim diagonal lart dhe përpara për të kapur pjesën e pasme të kokës.