Toyota Urban Cruiser Albania - Siguria


www.autonet.al

Për siguri, Urban Cruiser-i ka shtatë Airbag përfshi perde mbrojtëse dhe një airbag te gjunjët e drejtuesit .ABS dhe VSC pershtatin forcen e frenimit midis të katër rrotave dhe së bashku të dy sistemet ndihmojnë të shmanget bllokimi i rrotave dhe ju bëjnë të mundur të kaloni rreth pengesave kur ndaloni. BA mbështet frenimin urgjent nëse frenat janë përdorur shpejt por pa presion të mjaftueshëm. mbi pedal. Ai e bën këtë duke matur se sa shpejt dhe sa fort është shkelur pedali i frenave dhe pastaj,nëse është e përshtatshme, duke rritur forcën e frenimit. Zgjedhja e kohës dhe niveli i ndihmës pasqyron veprimin tuaj të frenimit, kur ju lehtësoni presionin mbi pedal, BA po ashtu pakëson masën e ndihmës. Nëse përshpejtoni tepër shpejt dhe shkaktoni që rrotat aktive të humbasin fërkimin dhe të fillojnë të xhirojnë TRC do të pakësojë menjëherë fuqinë e motorit për të ndihmuar në rivendosjen e fërkimit.

VSC ndërhyn aktivisht për kontrollin e forcës së frenimt dhe të fuqisë së motorit për të ndihmuar parandalimin e rrëshqitjes kur bëhet kthesë e fortë, kthesë tepër e shpejtë ose ka shkarje në sipërfaqe rruge rrëshqitëse. Ai bën automatikisht frenim në rrotën e duhur, duke e sjellë makinën përsëri në rrugën e saj. Teknologjia preçize e motorit me benzinë që balancon kënaqësinë e drejtimit me konsum të ulët karburanti dhe emetime të pakta. Dual VVT-i i referohet aftësisë së motorit për të ndryshuar kohën hapjes së valvulës së thithjes. Kjo do të thotë që fazimi i valvulës të optimizohet për çfarëdo kushtesh drejtimi. Sistemi kundër bllokimit të Frenave (ABS) me Shpërndarje Elektronike të Forcës së Frenimt (EBD) ABS ju ndihmon të ruani drejtimin duke balancuar elektronikisht e përshtatur strategjikisht për te minimizuar aksidentet.