Toyota Yaris - Dizajni


Zbuloni artin fin të thjeshtësisë – madje edhe vendi i drejtuesit duket me kilometra përpara referuar klasit të saj. Brenda vijave të saj të pastra dhe formave solide, vendi i drejtuesit ka një ndjesi finese, moderne. Ai nuk është projektuar vetëm për kënaqësinë e syrit, por mbi të gjitha, për të siguruar që çdo gjë është në vendin e vet, pikërisht atje ku nevojitet të jetë. Kjo madje përfshin hollësi në dukje të vogla, si mbajtëset e gotave, që arrihen lehtësisht.


Paneli i instrumentave, vendosur racionalisht, rrit gjithashtu shumë sigurinë. Ja pse paneli qendror funksionon si epiqendra për fushat dhe instrumentat e rëndësishëm, përfshi instrumentin 3 dimensional – një tjetër karakteristikë e avancuar, zakonisht e aplikuar në modele të kualiteteve shumë të larta.


Përqendrimi i të gjithë instrumenteve në panelin qendror ofron një përparësi tjetër. Ne mund të krijojmë më tepër hapësirë për vendosje dokumentash prapa timonit. Vetëm mbajtësja e panelit ofron një kapacitet total depozitimi prej 18.2* litra! Gjithnjë mund të presësh surpriza në një Yaris. Yaris Grade ka një CD plejër, ndërsa Yaris Luna dhe Yaris Sol ofrojnë si standard një sistem audio me aftësi leximi skedash MP3 ose WMA nga CD-të. Për t’ju siguruar që të shijoni tingull të pastër, radioja ka një rregullues dixhital audio. Yaris Luna dhe Yaris Sol kanë gjithashtu një përforcues DSP me Sistem Akustik Live për të theksuar tingujt e ulët pa deformuar brezin e notave të mesme. Në të dy modelet e nivelit të lartë mund të instalohet sistemi ynë i navigimit.