Toyota Yaris - Fuqia dhe Motori


Dy motorët VVT-i me benzine janë projektuar për kënaqësi maksimale dhe konsum minimal karburanti.


1.0 liter VVT-I motor benzine
Objektivi ynë kryesor ishte të pakësonim mjaft peshën e motorit Yaris 1.0 litër me benzine. Prandaj inxhinierët tanë përshtatën një konstruksion të plotë alumini, ndërsa cilindrat kanë një dizajn tepër të hollë, më të hollën që ka patur ndonjëherë një motor Toyota. Kjo dhe konfigurimi me tre cilindra lejon një zvogëlim të gjatësisë së motorit.


Me një peshë prej vetëm 67 kg motori 1.0 litërsh VVT-i i Yaris është motori i makinës më i lehtë që mund të gjendet. Nuk është befasuese përse konsumi i karburantit është më i vogli ndër motorat me benzine. Dhe përsëri, me një fuqi 69 hp/51 kW në 6000 rrotullime/minutë ai është një nga motorët 1.0 litërsh më të fuqishëm që do të gjenit. Ai jep 93 Nm fuqi në përdredhjeje me vetëm 3800 rrotullime/min.


1.3 liter VVT-i motor benzine
Ky motor me katër cilindra ka gjithashtu VVT-i për të përmirësuar pikën e poshtme të rrotullimit dhe fuqinë në pikën e sipërme, duke shtuar më tepër kënaqësi në çdo udhëtim. Motori me 87 hp/64 kW ne 6000 rrotullime/min 1.3 litra VVT-i jep një moment prej 121 Nm në 4200 rrotullime/min., duke i dhënë Yaris të re një tipar sportiv por prapë të butë.

Motori i ri me naftë 1.4 litra D-4D 90 i ofron të dyja - fuqinë reaguese dhe sigurine.
Dizeli 1.4 litra D-4D 90 adapton një presion injektimi prej 1600 bar në 6 vrima injektimi për të krijuar një pulverizim më të mirë të karburantit dhe një djegie më të plotë. Valvula që aktivizohet me korrent siguron një reagim më të shpejtë dhe një kontroll më të saktë të motorit. Rezultati është-një makinë që premton një fuqi prej 90 hp/66kW në 3800 rrotullime/min dhe 190 Nm të moment rrotullues midis një brezi mjaft të gjerë të nivelit të rrotullimeve – 1800-3000 rrotullime/minutë.