Toyota Yaris - Siguria


Yaris e re ka karakteristika shumë të avancuara me sisteme aktive të sigurisë për t’ju garantuar të jeni larg befasive të pakëndshme.


Frena me funksionim të shkëlqyer.
Disqe frenash përpara dhe pas te ajrosura , plus ABS me EBD dhe BA, kombinohen për të dhënë një frenim të kontrolluar mirë dhe të shkëlqyer.


ABS dhe EBD
Sistem Frenimi me antibllokim (ABS) me Shpërndarje Elektronike të Forcës së Frenimit (EDB), është standard në të gjithë modelet. ABS ndihmon për të ndaluar bllokimin e rrotave kur frenohet në një rrugë rrëshqitëse duke balancuar në mënyrë elektronike forcën e frenimit midis të katër rrotave në përputhje me nivelin e fërkimit të secilës. Si rrjedhim EBD optimizon shpërndarjen e forcës së frenimit
midis rrotave të para dhe të pasme, atyre të majta me të djathtat, duke kompensuar ngarkesën e makinës. Së bashku të dy sistemet ndihmojnë evitimin e bllokimit të rrotave dhe ju ndihmojnë te kaloni pa problem anash pengesave ne rruge.


BA
BA (standarde në të gjithë serinë Yaris) ndihmon automatikisht frenimet emergjente ,nëse frenohet shpejt por pa presion të mjaftueshëm mbi pedal. Ajo e bën këtë duke matur shpejtësinë dhe forcën e shtypjes mbi pedal dhe pastaj, nëse duhet, duke e rritur forcën e frenimit.


VSC
VSC ndërhyn aktivisht kur ndjen se makina është në rrezik të dalë nga kontrolli – duke lëvizur tepër shpejt në një kthesë, p.sh.. Ajo funksionon duke frenuar automatikisht në rrotën e duhur, për ta sjellë përsëri makinën në rrugën e saj. VSC disponohet si opsion në të gjitha nivelet.


TCS
Nëse keni përshpejtuar me tepëri ose keni shkaktuar që rrotat aktive të humbasin fërkimin dhe të fillojnë të xhirojnë bosh, TCS menjëherë do të dallojë se ç’ po ndodh dhe automatikisht redukton fuqinë e motorit për të ndihmuar në rivendosjen e fërkimit.