Mitsubishi Albania - L200 - Siguria Aktive dhe Pasive


www.autonet.al

Siguria Aktive dhe Pasive


L200 eshte pick-up i vetem qe ka adoptuar sistemin aktiv te kontrollit te stabilitetit MASC / MATC (Mitsubishi Active Stability/Traction Control) dhe te trasmisionit Super Select 4WD qe siguron perdorimin e 4 rrotave ne cfardo marsh qe te jeni ne cfaredo mjedis rruge.Per me teper L200 ju jep nje manovrim ne kurbe me te mire per kategorine vetem ne 5.9 metra edhe ne terrenet e lageshta.
Ne termat e sigurise pasive sistemi “RISE” (Reinforced Impact Safety Evolution) luan nje rol te rendesishem duke integruar llidhjen ndermjet elementeve struktural per nje fuqi totale.


Me dopio airbag dhe me ABS+EBD, Super Select, MASC/MATC.
L200 eshte me nje motor 2.5 DI-D me injeksion direkt common rail DOHC me vlera te fuqise 136CV e 314 Nm. Konsumi i karburantit eshte reduktuar dhe intervali i mirembajtjes eshte zgjatur duke respektuar gjithmone normat Euro 4 per emetimet. Kjo makine ofrohet me kambio automatike me 4 marshe dhe me kambio manual me 5 marshe.


Mitsubishi Albania - L200 - Hyrje


www.autonet.al

L200 perfaqeson ne menyre konkrete konceptin SUT (Sport Utility Truck), duke perfshire te gjitha opsionet e komfortit dhe te off-road per nje SUV (Sport Utility Vehicle) me kapacitetin e punes dhe tipike per nje pick-up modern.
Mitsubishi ka rritur nivelin e pick—up ne nje menyre ku bashkohen cilesia dhe besueshmeria. Nje makine me strukture elegante nga pamja dhe nje fuqi qe vetem L200 e jep.

Pjesa e brendeshme eshte shume funksionale dhe ne linje me pjesen e jashtme , jo vetem elegante por edhe praktike. Ne bord L200 i rri besnik pick-up; detajet estetike e lejojne qe te arrije nje rafinim dhe komfort tipik per SUV por gjithmone duke qene praktike dhe nje mjet pune.

Toyota Hiace Albania - Teknologjia dhe Konsumi


www.autonet.al

Hiace ka sot nje motor me te fuqishem dhe te evoluar : D-4D Common Rail 2.5 me 117 CV Euro 4. Me hapesire dhe praktike ne vendosjen e objekteve dhe mallit, fale edhe uljes se qendres se gravitetit. Sistemi Hiace ka nje projekt te vecante per sigurine :ABS e Airbag jane ne seri ne te gjithe gamen.Soliditeti i kesaj makine e ben te vecante dhe shume funksionale aq sa ka nje garanci prej 3 vjetesh.


Struktura e saj e shkelqyer per te perballuar cdo lloj manovrimi jep nje stabilitet te theksuar me anan e ndihmes te nje impianti suspensioni. Sistemi absorbon maksimumin e vibracioneve duke minimizuar animet ne kthesa.

Toyota Hiace Albania - Hapesira


www.autonet.al

Hiace ka hapesire per te gjitha objektet tuaja
Hiace mban te gjitha objektet tuaja dhe ju zgjidh cdo lloj problemi lidhur me trasportin. Njihet si mjeti ideal per tregeti dhe transport mallrash per aktivitetin tuaj tregetar.
Perdorimi ne menyre racionale i hapsires ju mundeson nje lehtesi ne ngarkim te mallrave te te gjitha llojeve e tipeve. Me pjesen e bazes se mbrapme te ulur deri ne 520 mm ju mundeson nje ngarkim te lehte te mallrave tuaj.


Gjithashtu pjesa e ngarkimit te mallrave eshte e perbere edhe me 2 porta te medha ne pjese e mbrapme dhe nje te rreshqiteshme ne krahun e djathte.

Toyota Hiace Albania - Eficenca Motorit


www.autonet.al

Eficence e larte konsum i paket.


Motori i Hiace eshte nje Turbodiesel i avancuar Common Rail D-4D Toyota me 2.5 litra ne linje me normativat e Euro 4.
Fuqia e tij 117 CV ka vlere optimale ne terheqje ( max 294 Nm @ 1600-2400 rrot/min) qe i lejojne kesaj makine nje manovrim shume te shpejte dhe nje force terheqese shume te larte.
Prakticiteti dhe levizja ne trafikun urban , e bejne kete makine ideale per te derguar ne kohen e sakte cdo lloj malli. Fale konsumit te ulet dhe mirembajtjes po te ulet, kjo makine ka nje garanci 3 vjet.


Struktura e saj e shkelqyer per te perballuar cdo lloj manovrimi jep nje stabilitet te theksuar me anen e ndihmes se nje impianti suspensioni shtese. Sistemi absorbon maksimumin e vibracioneve duke minimizuar animin ne kthesa.

Toyota Hiace Albania - Hyrje


www.autonet.al

Hiace ka sot nje motor me te fuqishem dhe te evoluar : D-4D Common Rail 2.5 me 117 CV Euro 4. Me hapesire dhe praktike ne vendosjen e objekteve dhe mallit, fale edhe uljes se qendres se gravitetit. Sistemi Hiace ka nje projekt te vecante per sigurine :ABS e Airbag jane ne seri ne te gjithe gamen.Soliditeti i kesaj makine e ben te vecante dhe shume funksionale aq sa ka nje garanci prej 3 vjetesh .

Nje vemendje te vecante eshte per te theksuar edhe komfortin e drejtuesit i cili ka shume opsione drejtimi te sediljes .Opsione te tjera edhe per pasagjeret qe te kete nje komfort sa me te larte gjate udhetimit ose punes.

Toyota HiLux Albania -Karakteristikat e Brendeshme


www.autonet.al

Kabina njëshe e Hilux-it është për ata që thjesht duan të merren me punë.
E paepur, e fortë dhe pa lëshime, ajo është një partnere e përkryer biznesi, pavarësisht cili është biznesi tuaj. Ajo ju jep një maksimum hapësire ngarkese në 1.58 metra kub dhe një ngarkesë të përgjithshme prej 1165 kg* duke siguruar që asgjë të mos ju pengojë në një ditë pune të rëndë.

Hilux me Kabinë Ekstra. Një opsion me adoptueshmëri më të madhe. Nuk është vetëm se Hilux me Kabinë Ekstra është me aftësi të pandalshme,por nuk ka kufizime se kë dhe çfarë të mbartësh .
Nëse ju duhet të merrni me vete disa njerëz më tepër, ndenjëset e pasme të
Kabinës Ekstra hapen për të ulur rehatshëm prapa dy ose tre pasagjerë. Dhe nuk preket as kapaciteti i ngarkesës me një karroceri me gjatësi të bollshme
prej 1805mm.

Hilux. Forcë e Pashkatërrueshme.Legjenda fillon të flasë për vete.
Me Toyota-n e re Hilux keni lirinë të bëni gjithçka doni, në çdo moment. Vetëm një gjë është e pamundur të bëni: ta ndaloni. Nga distancat e përshkuara në lëvizjet në qytet, Hilux i ri ju ofron mundësinë e 360° për çfarëdo nevojë. Pick-up sinonim i cilësisë, bëhet akoma më elegant, më komod, më i pandalshëm, më i këndshëm për ta drejtuar.I besueshëm në çfarëdo kushtesh, konfirmohet per siguri kulmet e kategorisë se vet, përveç krenarisë për funksione rekord në sajë të motorëve modernë dizel dhe veçanërisht kutisë së re të shpejtësisë.E disponueshme në versionin 3.0D-4D.


Toyota HiLux Albania - Teknologjia dhe Dizajni


www.autonet.al

Nga çarja nëpër terren të ashpër deri thjesht në "lundrimin" permes qytetit,
Toyota Hilux e re ofron me të vërtetë mundësi që përfshijnë gjithçka.


Shtyjeni drejt limitit dhe ajo do t'ju përgjigjet me entusiazëm. Çojeni në ekstrem dhe ajo do të kërkojë më tepër. Asgjë nuk e shqetëson, asgjë nuk e tremb, asgjë madje nuk e bën të mendohet dy here. Me aftësi dhe e paepur, dhe me tre opsione karocerie të forta (përfshi kabinën dyshe me 5 ndenjëse), Toyota Hilux nuk ka gjë që ta ndalë. Dhe as juve.

Futesh në Toyota Hilux dhe është e vështirë të besosh se nuk je brenda një makine të famshme pasagjerësh. Gjëja e pare që do t'ju bjerë në sy është standardi i lartë i finesës si dhe ndenjëset e veshura me një material tepër tërheqës. Kondicioneri manual dhe dritaret e dyert me çelës elektrik ndihmojnë të rritet ndjesia e një ambjenti veture gati në kontrast me kredencialet e Hilux-it si një "kalë i fuqishëm" pune. Ergonomia e dizanjit qëndror të panelit të instrumentave të Hilux-it ka gjithashtu një lexues CD me amplifikim 160 watt (paisur me një Procesor Dixhital Sinjalesh), tingull të ngritur, katër sete balancimi dhe aftësinë e leximit të skedave MP3 në CD. Dhe për prakticitet shtesë, ka një hapësirë në kroskot me disa ndarje për sende.


Toyota HiLux Albania - Hyrje HiLux


www.autonet.al

Legjislacioni Aktual u ofron drejtuesve të makinave Toyota një mënyrë të re dhe inovative të kthimit të makinave të tyre të vjetra tek prodhuesi. Për më shumë informacion , lutemi referojuni www.toyota-europe.com/environment.

E gatshme. E zellshme. E aftë të bëjë çdo gjë, në çdo kohë dhe në çdo vend.Toyota Hilux ju jep lirinë të bëni çfarë të doni dhe kur të doni. Në fakt është vetëm një gjë që Hilux nuk mund ta bëjë - të ndalet. Pavarësisht nga veprimtaria, apo çfarë ju del përballë, atë asgjë nuk mund ta pengojë.Toyota Hilux e gjithaneshme ofron mundësi pa fund. Një gjithanshmëri kufiri i vetëm i së cilës është imagjinata juaj.


Toyota Land Cruiser Albania - Sistemi Udhetimit


www.autonet.al

Sistemi ndihmes gjate nisjes ne te perpjete
Hill - Start Assist Control (HAC).Kontroll automatik i plote qe e parandalon ecjen mbrapa te automobilit kur ai ngjitet ne te perpjeta rreshqitese. Gjate ngjitjes HAC llogarit cdo kthim mbrapa dhe perdor nje force te lehte frenimi ne menyre qe ta ngadalesoje ate; pasi eshte parandaluar kthimi ai perseri e drejton momentin rrotullues perpara dhe ne kete menyre e ndihmon drejtuesin e automjetit te niset. Sistemi HAC eshte nje risi absolute ne industrine e automobilave.Eshte i instaluar ne variantin Luxury me kambio automatike.

Kendi i ngjitjes
Ka shume pak automobile qe mund te krahasohen me Land Cruiserin e ri, me mundesine e tij per tu ngjitur ne terren me pjeresi deri 42 grade.

Sistem TEMS
Fale suspensionit TEMS Land Cruiser mund tu pershtatet mjaft lehte kushteve me te ndryshme te rruges. Thjesht duke shtypur butonin i mundesohet ketij suspensoni gjysem aktiv ta modifikoje konfiguracionin e amortizatoreve ne kater nivele: konfort, gjysem konfort, sport, gjysem sport.
Perparesi:
- Konfort maksimal ne cdo lloj terreni
- Kontroll superior i rruges dhe i te gjithe terreneve
- Drejtueshmeri e permiresuar dhe qendrueshmeri.


Toyota Land Cruiser Albania -Sistemet e Udhetimit ne Zbritje


www.autonet.al

Sistem ndihmes gjate zbritje ne disheze
Downhill Assist Control (DAC) Ky eshte system qe aktivizohet nga ana e drejtuesit te automjetit, I cili e ngadaleson zbritjen e automjetit ne disheza rreshqitese duke ndihmuar keshtu qe te rivendoset kontrolli dhe te parandalohet zbritja e pakontrolluar. Ky system eshte me i mire nga sistemet e tjera qe njohim, sepse perdor transmetues individual te te dhenave per kendin e kthimit te seciles gome. DAC mund te punoje edhe kur nderruesi I shpejtesise eshte ne gjendje neutrale. Sistemi punon mire si gjate levizjes para ashtu edhe gjate levizjes mbrapa. DAC porositet vetem tek automjetet me transmision automatik dhe varianti Luxury.

Thellesia e shtypjes
Bashke me aftesine per tu ngjitur ne terrene te thepisura Land Cruiser ofron gjithashtu siguri edhe me aftesine e tij per te perballuar pengesa ujore me thellesi deri ne 700 mm.
Diferenciali qendror me ferkim te brendeshem te zmadhuar tip Torsen LSD mundeson shperndarje inteligjente te momentit rrotullues neper gomat e parme dhe te pasme, duke zgjedhur ato goma qe per momentin jane te puthitura me mire. Ne situata me te nderlikuara, jashte rruges, ky diferencial mund te bllokohet dhe keshtu te siguroje vazhdimisht shperndarje te forces terheqese te gomat e parme dhe te pasme. Montohet ne te gjitha versionet. Land Cruiser eshte paisur me teknologjite me aktuale per kontroll dinamik aktiv. Pavaresisht nese sfida vjen si rrjedhoje e zbritjes me rreshqitje ne terrene me balte ose gjate kalimit te lumit - Land Cruiser eshte i pergatitur.


Toyota Land Cruiser Albania - Siguria Pasive


www.autonet.al

Siguri pasive
Land Cruiser eshte bere me nje qendrueshmeri te tille gjate goditjes, e cila eshte e para ne kete klas. Ajo eshte rezultat e karrocerise shume te forte me zona speciale absorbuese te forces goditese ne pjesen e perparme dhe te prapme. Shasia eshte e konstruktuar keshtu qe ne menyre efikase pengon sasite e medha te energjise, e cila clirohet gjate goditjes.
Ne Land Cruiser jane instaluar jasteke me ajer per shoferin dhe per udhetarin tek ndenjeset e perparme. Jasteke me ajer anesor dhe te perparm , perde me ajer per rreshtin e pare dhe te dyte te ndenjesve ofrohen per modelin Luxury. Paisjet ne seri jane dhe rripat e sigurimit ne tre pika per te gjith udhetaret; per ndenjeset e perparme ato jane te paisura me shtrengues automatik.

1. ABS dhe EBD arrijne efekt te larte gjate frenimit tek Land Cruiser.
2. VSC, A - TRC, ABS, EBD dhe BA jane pjesa themelore e opsioneve gjeresisht te perfshira per siguri tek modeli.
3. Jasteket me ajer te perparme dhe anesore, te kombinuara me perdet me ajer siguroje mbrojtje maksimale per udhetaret dhe shoferin.
4. Land Cruiser disponon nje karroceri te perhershme, e cila u pergjigjet standarteve
me te larta te klasit.


Toyota Land Cruiser Albania - Pjesa e Brendeshme


www.autonet.al

Sediljet dhe pjesa e brendshme eshte punuar ne dy ngjyra: bezhe ose gri sportive. Ofrohen gjithashtu edhe sediljet me lekure te zhbiruar me nje mbulese te bute, te re. Akoma me teper konfort ofrohet me kontrollin elektrik dhe ngrohjen e ndenjeseve te perparme ( Standart per modelin LUXURY). Vendi i udhetarit eshte me i gjere dhe me i gjate, ne krahasim me modelin e meparshem, gje qe ofron rreth 40 mm, me shume vend per kembet e pasagjerit qe rri perpara dhe 15 mm per kembet e pasagjerit qe qendron prapa. Hapesira per shpatullat eshte rritur deri ne 30 mm. Automobilat standarte mund te kene tri radhe sediljesh (deri ne 8 vende), ku rreshti i dyte dhe i trete mund te ndahen(60/40). Funksioni i njesuar me "Mbledhja me nje te prekuar" do te thote mundesi qe rreshti i dyte mund te shtyhet para duke perdorur vetem njeren dore.

1. Vendi hapesinor dhe praktik per vendosjen e objekteve te ndryshme.
2. Pervec mbajtesve te gotave ne sediljet e perparme , Land Cruiseri disponon edhe
mbajtese mjaft praktike , te integruara tek mbeshtetesja e kraheve ne sediljen e pasme.
3. Rreshti i dyte mund te hapet vetem ne nje krah.
4. Ne menyre qe te perfitoni hapsire maksimale te bagazhit mjafton te hapni rreshtin e dyte te sediljeve dhe te menjanoni rreshtin e trete te sediljeve.


Toyota Land Cruiser Albania - Teknologjia


www.autonet.al

1. Monitori I informatizuar tregon presionin atmosferik te momentit, temperaturen dhe lageshtine e ajrit, lartesine mbi nivelin e detit, konsumin mesatar te lendes djekese, numrin e kilometrave qe mund te pershkohen me karburantin e mbetur, busullen dhe oren.

2. Per te gjitha modelet mund te porositet kamio mekanike ose automatike, ku te dyja kane marshe per regjim pune te shpejte ose te ngadalte.

3. Diferenciali qendror mundet te bllokohet ne menyre manuale qe te mund te siguroje shperndarjen e balancuar te forces terheqese ne te kater gomat (per ato automjetet qe jane paisur me sistem kontrolli te stabilitetit dinamike te automjetit).


Toyota Land Cruiser Albania - Siguria Aktive


www.autonet.al

Land Cruiser jep një qetesi që buron nga përshtypja se automobili është ndërtuar kështu që të sillet i sigurtë në cdo lloj situate. Kontribut madhor këtu kanë novacionet e shumta të cilat kanë si qëllim një drejtim automjeti më të sigurtë e më të këndeshem.

Siguri aktive
Sistem frenimi antibllokues ABS ,me sistem elektronik per shpërndarjen e fuqisë se frenim EBD , dhe sistem për t'i asistuar frenimit BA , dhe sistem për rregullimin e lartësisë NAD kujdesen për frenimin tuaj të sigurtë. ABS ndihmon të vendosë kontrollin, gjatë një frenimi të papritur e të fortë ose gjatë frenimit në sipërfaqe të rrëshqitshtme, nëpërmjet shpërndarjes elektronike të fuqisë frenuese tek të katër rrotat, me qëllim përshtatjen optimale të secilës prej tyre, EBD e plotëson këtë veprim me një shpërndarje individuale sa më precize të fuqisë së frenimit ndërmjet rrotave të përparme dhe të prapme ose ndërmjet rrotave të djathta dhe të majta të automobilit, në varësi të shpërndarjes së ngarkesës dhe ngarkesës së frenave. EBD ndihmon të rruhet qëndrueshmëria gjatë frenimit në rrugë të drejtë ose në kthesa. Land Cruiser disponon një nga sistemet më të sigurta për frenim më katër frena tip disk i ventiluar dhe hidro-perforcues progresiv të frenave. Gjithashtu ky model përfiton dhe nga sistemi për asistim në frenimin BA, i cili permireson qëllimin e shoferit per të ndaluar në menyre të papritur, me kontrollimin e fuqise dhe shpejtesise se shtypjes se pedalit për frenim dhe perkatesisht e rrit presionin. HAD kufizon efektin e nxehjes gjatë frenimit të menjëhershëm.

Sistem për drejtimin e stabilitetit dinamik të automobilit Vehicle Stability Control (VSC)
Vihet në punë kur automobili kryesisht kryen manovra të menjëhershme apo kthesave të thepisura. Njëkohësisht rregullon punën e frenave dhe ekuilibron fuqine dalëse nga motorri. VSC inkuadrohet si paisje standarde për të dy transmisionet: 6 - nivele mekanike dhe 5 - nivele kambio automatike.

Sistemi për rregullimin aktiv të forcëse tërheqëse A-TRC është krijuar për të lëvizur si në rrugë dhe jashtë tyre.
Në kushtet normale të rrugës, sistemi vihet në punë kur rrotat e automobilit janë në kufirin e bllokimit dhe momentalisht rregullon presionin e frenimit dhe fuqinë e motorit, që të jetë nën kontroll. A-TRC ofrohet si mundësi, si me transmisionin mekanik 6 nivelesh, ashtu dhe me A/T 5 nivelesh. Gjatë situatave me te nderlikuara te rruges, ky sistem është shume efikas, sepse bllokon diferencialet dhe siguron nje force me te madhe terheqese te rrotave, gje qe reflektohet ne pershtatjen e cdo rrote.


Toyota Land Cruiser Albania -Dizajni dhe Hapsira


www.autonet.al


Hapesira e brendshme e nje Land Cruiser eshte e organizuar ne menyre qe ai te jete lehtesisht i perdorshem. Komforti dhe paisjet jane te shkelqyeshem. Jane perdorur materiale luksoze dhe kudo verehet nje saktesi e padiskutueshme ne vendosjen e cdo elementi. Te gjitha aparaturat jane te nje shkalle te larte ergonomie, tipike per Toyoten. Timoni pershtatet ne lartesi dhe ne thellesi , ndenjeset e perparme jane me kontroll manual ( standart) ose elektronik, ne 8 drejtime. Gjithashtu, eshte rrituar madhesia dhe numri i klauzolave per te mbajtur sende te ndryshme. LandCruiser krijoi nje standart te ri te luksit. Tabela e komandave eshte e pajisur me teknologji luminishente Optitron, klimatizator ne dy ose tre gradacione, me kontroll temperature te shkallezuar dhe matje te temperatures se amjentit.

Sistemi audio perfshin ne seri ,radiokasetofonin dhe nje lexues CD me 6 disqe, me audio me perforcues ne dalje deri ne 8 bokse 50 wat, autoparlanti me tingull aktiv bas te integruar, i ndare ne tone te larte dhe te mesem dhe me tingull tip ASL per te kompensuar zhurmat e jashtme. E reja e kesaj klase automjeti (si standart per modelin Luxury) eshte sistemi navigues i integruar dhe i bazuar ne 7"(inc)ekran me ngjyre EMV( pamje multi elektron), me ndjeshmeri ne prekje, i pajisur me harten e plote te Europes perendimore. Nje sistem i tille jep mundesine per programim te funsioneve te servisit, zgjedhje te nje marshi alternativ, komand zanore ne 8 gjuhe te botes, kontroll plote te parametrave te udhetimit, klimatizator automatik dhe sistem audio. Pervec kesaj ka edhe kalendar te takimeve .


Toyota Land Cruiser Albania - Hyrje


www.autonet.al


Land Cruiser prodhohet ne dy versioneve - me tre dhe pese dyer. Makina standart ofrohet ne variant te "gjere" me zgjerim ne krahe te gjithe gjeresise 4850 mm, per modelin me pese dyer dhe 4405 mm, per modelin me tri dyer. E gjithe gjeresia eshte 1875 mm (me zgjerim). Lartesia ne makine eshte pak e zvogeluar, duke sjell qendren e gravitetit pak me poshte dhe njekohesisht nuk eshte ndryshuar lartesia e brendeshme e kabines. Largesia nder aksiale (2790 mm per modelin me 5 dyer dhe 2455 mm per ate me tri dyer) eshte e zgjeruar ne krahasim me modelin e meparshem, me c'ka perftohet nje hapesire me e madhe ne pjesen e brenedshme. Linjat e qarta horizontale dhe vertikale, largesite e zvogeluara midis paneleve dhe format elegante te japin ndjenjen e cilesise dhe te luksit.


Toyota Urban Cruiser Albania - Siguria


www.autonet.al

Për siguri, Urban Cruiser-i ka shtatë Airbag përfshi perde mbrojtëse dhe një airbag te gjunjët e drejtuesit .ABS dhe VSC pershtatin forcen e frenimit midis të katër rrotave dhe së bashku të dy sistemet ndihmojnë të shmanget bllokimi i rrotave dhe ju bëjnë të mundur të kaloni rreth pengesave kur ndaloni. BA mbështet frenimin urgjent nëse frenat janë përdorur shpejt por pa presion të mjaftueshëm. mbi pedal. Ai e bën këtë duke matur se sa shpejt dhe sa fort është shkelur pedali i frenave dhe pastaj,nëse është e përshtatshme, duke rritur forcën e frenimit. Zgjedhja e kohës dhe niveli i ndihmës pasqyron veprimin tuaj të frenimit, kur ju lehtësoni presionin mbi pedal, BA po ashtu pakëson masën e ndihmës. Nëse përshpejtoni tepër shpejt dhe shkaktoni që rrotat aktive të humbasin fërkimin dhe të fillojnë të xhirojnë TRC do të pakësojë menjëherë fuqinë e motorit për të ndihmuar në rivendosjen e fërkimit.

VSC ndërhyn aktivisht për kontrollin e forcës së frenimt dhe të fuqisë së motorit për të ndihmuar parandalimin e rrëshqitjes kur bëhet kthesë e fortë, kthesë tepër e shpejtë ose ka shkarje në sipërfaqe rruge rrëshqitëse. Ai bën automatikisht frenim në rrotën e duhur, duke e sjellë makinën përsëri në rrugën e saj. Teknologjia preçize e motorit me benzinë që balancon kënaqësinë e drejtimit me konsum të ulët karburanti dhe emetime të pakta. Dual VVT-i i referohet aftësisë së motorit për të ndryshuar kohën hapjes së valvulës së thithjes. Kjo do të thotë që fazimi i valvulës të optimizohet për çfarëdo kushtesh drejtimi. Sistemi kundër bllokimit të Frenave (ABS) me Shpërndarje Elektronike të Forcës së Frenimt (EBD) ABS ju ndihmon të ruani drejtimin duke balancuar elektronikisht e përshtatur strategjikisht për te minimizuar aksidentet.


Toyota Urban Cruiser Albania - Motori


www.autonet.al

Teknologjia e motorit me naftë të Toyotas e fuqishme dhe përsëri miqësore ndaj mjedisit. Injeksioni direkt Common rail rregullon presionin, fazimin dhe volumin ndërsa udhëtoni duke injektuar karburant të pulverizuar imët me presion të lartë në dhomën e djegies për funksionimin më të mirë.
Në kushte normale rruge, lëvizja jepet nëpërmjet rrotave të para, por në sipërfaqe të buta ose rrëshqitëse sistemi e shpërndan automatikisht dhe vazhdimisht forcën rrotulluese ,stabilitetin e lëvizjes dhe për të maksimalizuar kursimin e karburantit.
Ndenjëset kanë pika speciale fiksimi - përfshi një fiksues nga sipër që ndihmon parandalimin e palosjes përpara të ndenjëses - si një mënyrë e sigurtë dhe e volitshme për sigurimin korrekt të ndenjëseve ISOFIX të fëmijëve.

Një pasqyrë e dizenjuar posaçërisht për pamje prapa që dikton çfarëdo shkëlqimi të fortë nga makinat prapa jush, duke errësuar automatikisht sipërfaqen e pasqyrës proporcionalisht. Në vend të një çelësi të zakonshëm Smart Entry & Start System paraqet një transmetues që ju lejon të çkyçni dyertë me një prekje të thjeshtë të
dorezës dhe ta ndizni motorin me prekjen e një butoni. Gjithçka keni nevojë është të mbani çelësin Smart Entry në xhepin ose çantën tuaj të dorës.

Teknologjia jonë më e fundit Stop & Start fik automatikisht motorin kur makina është para dritave të kuqe ose në situatë të ngjashme, për të rritur efikasitetin e karburantit dhe për të pakësuar shkarkimet e gazeve.Në përplasje, një ndjesor shquan qe shpina e pasagjerit ngjeshet fort në mbështetësen e ndenjëses dhe mbështetësja e kokës lëviz automatikisht në drejtim diagonal lart dhe përpara për të kapur pjesën e pasme të kokës.


Toyota Urban Cruiser Albania - Teknologjia


www.autonet.al


Pakoja teknologjike
Pajisjet hi-tech të Toyota-s do t’i shtojnë një përmasë të re jetës tuaj. Nxirrni maksimumin nga celulari tuaj me sistemin me duar të lira Bluetooth® Ai ka një panel komandimi të ndriçuar, reagon ndaj komandave me njohje zëri dhe madje luan muzikë të futur në telefonin tuaj në altoparlantët e makinës. Kompleti integrues i iPod, iPhone dhe USB-së bën të mundur lidhjen e menjëhershme te pajisjeve tuaja personale nëpërmjet sistemit audio dhe të navigimit.

Pakoja e brendesise
Stili i vërtetë gjendet në detaje. Pajisjet e Toyota-s janë gjithë sofistikime urbane. Zgjidhni nga detaje te dallueshme të tilla si freni i dorës me lëkurë, pllakat prej alumini kundër gërvishtjeve dhe ndriçimi te hapësira e këmbëve.

Pakoja mbrojtëse
Përse të pësosh të paeviteshmen kur mund të mbrohesh kundër të dukshmes? Pajisjet Shtesë të Toyotas plotësojnë thirrjen e fortë të Urban Cruiser-it duke siguruar mbrojtje nga ashpërsia e jetës së përditshme. Ka pllakë prapagoditjesh prej çeliku të pandryshkshëm për të ruajtur bojën kur fusim dhe nxjerrim me rrëshqitje sende në portobagazh dhe një astar për të mbuluar shtresen e portobagazhit. Pllakat kundër gërvishtjeve shtojnë në stil dhe prakticitet tek prevazet forta të dyerve.
01 I-Pod , I-Phone dhe kitin e plote te USB
02 Pllaka kundër gërvishtjeve përpara
03 Dorezë frenash me lëkurë
04 Ndriçim te hapësira e këmbëve
05 Pllakë prapagoditjesh - çelik i pandryshkshëm
06 Pllaka kundër gërvishtjeve përpara
07 Astar portobagazhi
08 Përshtatjen e telefonit


Toyota Urban Cruiser Albania - Karakterisikat Sol


www.autonet.al


Sol:
Ndiqni rrugën tuaj me komfort të rrethuar nga një bollëk materialesh të sofistikuara dhe teknologji intuitive.

Karakteristika kryesore
— Disqe aliazhi 16" (metalike super kromi)
— Smart Entry & Start System
— Xham i errësuar
— Pasqyra elektrike të paloseshme
— Kondicioner automatik
— Pasqyrë elektrokromatike për pamje prapa
— Copë gri e errët/detaje heksagonali
— Sistem navigimi me hartë të plotë
Karakteristika me zgjedhje
— Dorezë freni dore me lëkurë


Toyota Urban Cruiser Albania - Karakteristikat Terra, Luna


www.autonet.al

Thuaji lamtumirë rutinës dhe futu në botën emocionuese të Urban Cruiser-it. I fortë dhe sportiv nga jashtë. Me risi dhe i sofistikuar nga Brenda.

Karakteristika kryesore
Terra:
Copë gri të errët/detaje uji
Radio/CD, MP3 të përshtatur me 6 altoparlantë
7 Airbag SRS
Mbështetëse aktive koke
Disqe çeliku 16"
Kontrolli i Fërkimit (TRC)
Kontrolli i Qendrueshmërisë së Makinës (VSC)
Kondicioner manual

Qëndro jashtë turmës me kontrolle madje më të përparuara dhe me karakteristika kulmuese dizenjoje .

Karakteristika kryesore
Luna:
- Disqe aliazhi 16" (pa shkëlqim)
- Doreza dyersh në ngjyrën e trupit
- Llampa mjegulle përpara
- Timon dhe dorezë marshesh të veshura me lëkurë
- Aux-in me audio dhe me Bluetooth®
- Radio/CD, MP3 të përshtatur me 6 altoparlantë
- Dritare elektrike
- Kondicioner manual
- Strehë dielli për drejtuesin dhe pasagjerin
- Copë gri e errët/detaje uji
- Kondicioner automatik
-Sistem navigimi me hartë të plotë
- Dorezë freni dore me lëkurë


Toyota Urban Cruiser Albania - Hyrje


www.autonet.al

Drejtimi Optimal Toyota. Risi në aspektin mjedisor zgjidhje që sigurojnë një drejtpeshim të fortë të pakësimit të konsumit karburantit, shkarkime të pakta CO2 dhe kënaqësi të pacënuar lëvizjeje. Të gjitha si standard.

Urban Cruiser mishëron një kombinim të mënçur të teknologjive motorike dhe të transmisioneve me komponentë të ulët fërkimi, projekt super i lehtë kompakt dhe eficiencë e rritur djegieje Të gjitha përpjekjet tona janë bazuar në filozofinë e Toyota-s - “Gjithmonë Optimizim” – dhe motorat me benzinë dhe me naftë të Urban Cruiser nuk bëjnë përjashtim.
Motori me benzinë 1.3 litra Dual VVT-i jep një shtytje që kryeson në klasin e vet për funksionim dhe kursim karburanti. Në sajë të futjes së sistemit tonë avangardë Stop & Start System, motori fiket automatikisht kur makina juaj është ndalur: Shkarkime zero, zhurmë e dridhje zero. Ai rindizet pa u ndjerë në momentin që ju shkelni pedalin e friksionit, pa vonesë në fuqi. Ndihet mirë, kursen karburant. Rezultati është: shkarkime të ulëta CO2 deri në 129 g/km. Rendimenti maksimal në fuqi është 100 hp me 132 Nm të forcës në përdredhjes në 3800 rrotullime në minutë (rnm). Motori i përmirësuar 1.4 litra D-4D i Urban Cruiser-it mishëron teknologjinë më të përparuar Common Rail të naftës. Injektor piezo me presion të lartë dhe ushqyes turbo me pipëz variabël ndërftohësi për të rritur funksionimin optimal. Është i pari motor AWD në botë që shkarkon më pak se 130 g/km CO2 dhe deri në 118 g/km në motorët me 2WD.

Toyota Rav4 Albania - Siguria ne Kabine


Kudo që mund t’ju çojë jeta, ju mund të mbështeteni tek RAV4-a për të siguruar kënaqësi, ndërsa ajo njëkohësisht ju mban ju dhe të dashurit tuaj të sigurtë.

Rezistenca në përplasje
Një shasi e re është zhvilluar gjithashtu, e tillë që përthith më shumë force në përplasje, duke çuar në një minimum ngjeshjeje në kabinë. Si të gjithë makinat Toyota, struktura e fortë, e papërkulshme e trupit të RAV4-ës është arritur nëpërmjet provave rigoroze të testimit dhe është projektuar t’i rezistojë përplasjeve pavarësisht nëse vijnë nga përpara, anash apo prapa. Dhe, si pjesë e angazhimit të Toyota-s për sigurinë e këmbësorëve, kofano i RAV4-ës është projektuar gjithashtu për të ndryshuar formë në përplasje, duke ndihmuar në pakësimin e plagosjes gjatë përplasjes.

Jasteket e ajrit SRS
Ju do të gjeni jo më pak se nëntë airbag te RAV4-a për të ndihmuar në mbrojtjen tuaj dhe të pasagjerët e tjerë nëse ndodh më e keqja. Këto përfshijnë jastek ajri SRS dy fazore për drejtuesin dhe pasagjerin, jastek ajri SRS anësorë, jastek ajri SRS perde dhe një jastek ajri te gjunjët e drejtuesit (e para në tregut). Për më shumë komoditet, ju do të gjeni gjithashtu një çelës ndërprerjeje në anën e pasagjerit, që çaktivizon jastekun e ajrit nëse doni të vendosni një ndenjëse fëmije përpara.

Pakësim i Plagosjes së Qafës (WIL)
RAV4-a e re është paisur me ndenjëse të gjeneratës së dytë me një konceptim të ri të Pakësimit të Plagosjes së Qafës. Funksionimi i këtyre ndenjëseve është përmirësuar nëpërmjet simulimeve të realizuara në instalimet e testeve të përplasjes – THUMS (TotalHuman Model for Safety = Modeli Tërësisht Human për Sigurinë) – një riprodhim tepër i detajuar i trupit të njeriut, përfshi skeletin kockor, lëkurën, artikulaconet dhe ligamentet.

Fiksimi ndenjëseve sipas ISO fix
RAV4 përfshin pika special fiksimi – përfshi një kordon nga sipër që pengon animin përpara të ndenjëses – për një mënyrë të sigurtë dhe komode të sigurimit korrekt sipas ISO fix të ndenjëseve të të miturve .

Teknologjia e Lëvizjes me Gomë të Rënë (RFT)
Përveç këtyre, RAV4 ka goma me RFT që janë një risi. Këto goma moderne kanë një teknologji vetë-mbështetëse që mund ta mbajë në lëvizje makinën për një kohë më të gjatë duke qenë të shpuara; kjo në sajë të një Sistemi Paralajmërimi të Presionit të Gomave që ju sinjalizon në sekondë kur tek goma fillon rënia e presionit.

Toyota Rav4 Albania - Siguria


RAV4 tepër e sofistikuar nuk është projektuar vetëm për kënaqësi drejtimi. Shumë nga karakteristikat e saj inteligjente janë gjithashtu tek ajo për t’u kujdesur për ju jashtë në rrugë.

Sistemi Kundër Bllokimit të Frenave (ABS) me Shpërndarje Elektronike të Forcës së Frenimit (EBD) dhe Ndihmë Frenimi (BA)

ABS ndihmon për të ndalur bllokimin e rrotave në rrugë rrëshqitëse ndërsa EBD optimizon forcën e frenimit midis rrotave të përarme dhe atyre të pasme (si dhe majtas dhjathtas) në mënyrë që ju të mund të përballoni me sukses pengesat kur e sillni makinën në një ndalim të plotë. Ndihma e Frenave është në gjendje të diktojë frenimin emergjent dhe, në rastet kur është ushtruar presion i pamjaftueshëm mbi pedalin e frenave, shton forcë tjetër frenuese.

Më shumë kontroll në kthesa
Sistemi i Integruar Aktiv i Drejtimit lidh VSC me Drejtimin me Fuqi Elektrike (EPS) dhe me 4WD, duke përdorur avantazhet e të tre sistemeve për të rritur sigurinë. Nëse ndodh të keni prere me shume ose me pak timonin kur frenoni ne kthese , psh, VSC do t’ju ndihmojë me frenimin, ndërsa EPS do të bëjë më të lehtë veprimin e drejtimit të saktë dhe më të vështirë veprimin e gabuar të drejtimit (prerjes së timonit), duke ju ndihmuar të rivendosni më lehtë makinën në korsi.

Sistemi ndërhyn gjithashtu kur përshpejtohet në kthesë në rrugë rrëshqitëse, duke kombinuar TRC me VSC për të rregulluar fuqinë e motorit dhe aplikuar forcën e frenimit ku është e nevojshme, ndërsa shpërndan njëkohësisht një raport të drejtë të fuqisë rrotulluese të përparme – pasme për të mbajtur makinën në gjendje qëndrueshmërie.

Frenim dhe përshpejtim i shtuar në linjë të drejtë

Atje ku ka ndryshim të sipërfaqes së rrugës në rrotat e djathta dhe të majta, frenimi mund të shkaktojë që makina të kthehet në njërin krah. Sistemi i Integruar Aktiv i Drejtimit i RAV4 plotëson menjëherë ABS-në duke dhënë ndihmë shtesë drejtimi me EPS për të kompensuar çdo prishje balance dhe për të mbajtur makinën në një kurs të drejtë kur ndalon. Kjo tërheqje nga e majta ose e djathta mund të ndodhë gjithashtu kur përshpejtojmë, prandaj sistemi mundëson gjithashtu fuqi shtesë rrotulluese në drejtim nga EPS që funksionon në çift me TRC, duke korrektuar çdo humbje balance dhe duke ndihmuar të mbahet lëvizja drejtë e makinës.

Toyota Rav4 Albania - Fuqia


Duke zgjeruar kufijtë e forcës së dizelit, motori modern 2.2 litra D-4D 180 me Energji të Pastër i Toyota-s është motori më i pastër dhe më i fuqishëm i klasit të vet.

Me përdorimin e teknologjisë D-CAT, Sistemi Dizel i Pakësimit të Grimcave NOx (DPNR) mundëson një filtrim më efiçent të grimcave të dëmshme. Kjo çon në nivelin më të ulët të shkarkimeve të kombinuara të NOx dhe të grimcave se çdo model tjetër diezeli modern, shumë më ulët nga kriteri i përcaktuar nga legjislacioni 2005 EURO IV.
Me injektorë piezoelektrikë në sistemin e zakonshëm me shina (duke mundësuar injektimin e një sasie më të madhe karburanti më shpejt) kontrolli i djegies është bërë në kulm preçiz – dhe me një Pipëz Variabile Turbo që aktivizohet ne menyre elektrike për efiçencë maksimale, motori arrin reagueshmëri të pakalueshme dhe në krye të klasit si dhe fuqi që lë prapa lehtësisht çdo diezel rival. Me një transmision manual ultra të butë, motori me fuqi 177 hp jep një moment në rrotulluese prej 400 Nm vetëm me 2000- 2600 rrotullime në minutë, duke dhënë një shifër përshpejtimi mbreslënëse nga 0-100 km brenda 9.3 seknodash, pa përmendur një shpejtësi maksimale prej 200 km/orë*. Përsëri, me gjithë këto, ai është gjithashtu shumë ekonomik, me një shifër të kombinuar konsumi karburanti prej 7.0 litra për 100 km.

Rizbuloni gjithçka është për t’u entusiazmuar me motorin e RAV4 2.2 litra D-4D 135. Përshpejtimi energjik dhe fuqia e shpejtë në reagim janë tuajat thjesht duke shtypur pedalin e gazit.

Teknologjia e avancuar e Comon Rail ,llogarit saktësisht presionin, kohën dhe volumin ndërsa ju drejtoni, duke injektuar karburant me sprucim të imtë në presion të lartë në dhomën e djegies dhe duke ju dhënë një funksionim tërësor në rrugë që është me të vërtetë drithërues. Shpejtësia maksimale është 180 km/orë* dhe koha e përshpejtimit 0-100km në 10.5 sekonda. Dhe e gjitha kjo jepet me një kuti shpejtësie me 6 shpejtësi që e bën ndrrimin e marsheve pa ndonjë përpjekje dhe drejtimin më stimulues se kurrë më parë. Motori me 136 hp jo vetëm ofron një forcë rrotulluese mbreslënëse prej 310 Nm për 2000-2800 rrotullime/min, ai ka gjithashtu shkarkime të ulta gazrash, si dhe një shifër tërheqëse kursimi karburanti prej 6.6 litra/100km në ciklin e kombinuar. Motori D-4D 135 nga Toyota. Fuqi e butë, reaguese që e bën çdo udhëtim më shpërblyes.

Toyota Rav4 Albania - Komforti


Shpenzoni pak kohë në brendësi të RAV4 dhe do të kuptoni shpejt se sa e sofistikuar duket dhe ndihet brendësia e saj. E skulpturuar estetikisht duke përdorur materialet e cilësisë më të lartë, të tërheq menjëherë shikimin me pika të mrekullueshme të vogla prekjeje në aq shumë nga sipërfaqet e saj: vija të rëndësishme butonash argjendi, dizenjo lëkure të stampuara, pjesë metali me shkëlqim. Krijohet një interior fin, i çmimit të makinave sportive që të tjerët vetëm mund të tentojnë ta ndjekin.

Duke u ulur rehatshëm në ndenjësen me lartësi të rregullueshme të drejtimit, mund vetëm të vëreni pamjen zotëruese të rrugës. Timoni është gjithashtu i rregullueshëm, duke ju lejuar ta vendosni në pozicionin që ju duket më komod dhe duke ju dhënë atë pak personalizim shtesë që e bën pasjen e një RAV4-e t’ju kënaqë kaq shumë. Mendimi ergonomik është kudo, nga paneli i çelësave për xhamet elektrikë vendosur përshtatshëm tek dera e drejtuesit, tek kroskoti i brendshëm me pamje sportive që i ka të gjithë çelësat dhe butonat lehtësisht të arritshëm. Vetë paneli i instrumenteve në kroskot ka në qendër një disk numerator analog me optitron treplanësh dhe kur ju jeni në lëvizje, një ekran që lexohet lehtësisht brenda spidometrit ju tregon gjithçka që ju duhet të dini – nga shpejtësia mesatare deri tek temperatura jashtë. Sa për të gjetur rrugën tuaj, nuk ka gjë më të lehtë në sajë të një sistemi satelitor navigimi me hartë të plotë*.

Toyota Rav4 Albania - Sistemi Drejtimit


Sitemi Aktiv i Integruar i Drejtimit i RAV4 është numër një në botë në klasin e vet. I ndërtuar mbi teknologjnë më të fundit, integrimi i kontrolluar me kompjuter i një sistemi 4WD Kontrolli Aktiv të FuqisëRrotulluese, Sistem Drejtimi Elektrik (EPS) dhe Kontroll i Stabilitetit të Makinës (VSC) ofrojnë një kënaqësi të pafund drejtimi duke ju dhënë një kontroll maksimal të rrugës.


Sistemi 4WD i Kontrollit Aktiv të Fuqisë Rrotulluese përdor një çiftim të kontrolluar elektro-magnetik për të optimizuar shpërndarjen e fuqisë rrotulluese midis rrotave të përparme dhe të pasme, duke u kyçur vazhdimisht midis rrotave të para dhe mënyrës 4WD të kontrollit. Një seri sensorësh të sofistikuar monitorojnë çdo gjë që ndodh me makinën, duke reaguar shpejt nëpërmjet aplikimit të raportit të duhur të fuqisë rrotulluese, që çon në një përshpejtim më të mprehtë, stabilitet të përmirësuar dhe një ekonomizim të shkëlqyer karburanti.

Përveç Kontrollit Aktiv të Momentit Rrotullues, shoferi ka opsionin e kyçjes së shpërndarjes së momentit rrotullues, për të gjitha qëllimet jashtë rruge, duke përdorur butonin 4WD në kroskot. Kjo bën të mundur që makina të çbllokohet nëse një rrotë e vetme humbet fërkimin. Sistemi i Kontrollit të Stabilitetit të Makinës (VSC) kombinon me timonin elektik (EPS = electric power steering) duke rregulluar fuqine rrotulluese të te tij .Ai ndjen kur niveli i forcës së drejtimit është më i ulët ose më i lartë dhe ndihmon shoferin duke e bërë veprimin e drejtimit korrekt më të lehtë dhe një drejtim jo korrekt më të vështirë. Ajo plotëson karakteristikat si Frenat Anti-bllokim, Shpërndarja Elektronike e Fuqisë së Frenimit, Kontrolli i Ndihmës ose Pengimit për Frenim.

Toyota Rav4 Albania - Hyrje


Prezantimi i gjeneratës tjetër, Toyota RAV4 krejt e re – një makinë që, sipas tradidës së vërtetë të RAV4, vijon të sfidojë çdo parashikim dhe traditë.
Duke u nisur që nga forma e zhvilluar aerodinamike e trupit deri tek teknologjia gjerësisht inovative, RAV4 e re është më e sofistikuar, më dinamike dhe më e avancuar se kurrë më parë. E disponueshme në opsione nivelesh, përfshi RAV4 X luksoze, zhdërvjelltësi e veçantë bashkuar me komfortin maksimal për të siguruar një udhëtim aq të këndshëm, ajo ridimensionon tërësisht përvojën SUV të drejtimit të makinës. Pa folur për vetë çlodhjen.

Rikonceptimi i funksionimit ne rruge . Kenaqesia vjen pikerisht, ne saje te Sistemit te sofistikuar Aktiv te Integruar te Drejtimit te RAV4. Duke monitoruar cdo aspekt te rruges, sistemi persos funksionimin e drejtimit dhe rrit kontrollin e pergjithshem.
Gje qe do te thote se kudo qe shkoni dhe cfaredo qe beni, RAV4 kap cdo hark kthese, cdo kurbe dhe cdo pjerresi ne ecjen e saj. Kjo siguron me shume stabilitet, me shume zhdervjelltesi dhe, ndoshta, me e rendesishmja nga te gjitha me shume gjalleri nga sa mund te keni imagjinuar ndonjehere.

Toyota Prius Albania - Teknologjia

Priusi i ri eshte nje bote e vogel e projektuar per te dhene maksimumin e komfortit dhe te kenaqesise ne te drejtuar. Nje morri instrumentash si iPod,USB por dhe iPhonit apo paisjeve te tjera mp3 mund te jepni komanda ne radio apo te degjoni muzike. Sistemi Bluetooth me ze me komanda drejt timonit ju lejon qe te drejtoni kur jeni duke folur ne cellular por pa i hequr syte nga rruga. Sistemi Premium Sound JBL eshte nje sistem amplifikimi zanor per nje degjim me nivel te larte edhe cilesor. Sistemi inovativ i navigacionit TNS 510 me ekran touch screen me permasa 5.8” ka nje memorie te gjere me instruksione dhe opsione .Ka gjithashtu sistem te integruar radio dhe CD qe lexon te gjitha llojet e formateve te muzikes.

Toyota Prius Albania - Siguria

Pese yje nga EURONCAP. Piket maksimale per Toyota Prius, fale zgjidhjeve teknologjike ne avanguard ndaj te cilave mund ti besoni . Me anen e sensoreve radar qe monitorojne rrugen, kontrolli i shpejtesise me anen e Adaptive Cruise Control rregullon automatikisht shpejtesine per te mbajtur nje distance konstante dhe shpejtesi ne avancim. Sistemi Pre-Crash Safety te jep pengesat e rruges dhe vendos ne veprim kur eshte e nevojshme nje seri funksionesh sigurie. Tek Priusi i ri ka ne seri Sitemin e Kontrollit te Stabilitetit VSC, Sistemin e kontrollit te Terheqjes TCS, Sistemin e Bllokazhit te frenave ABS, dhe sistemin Elektronike te Forcave te Frenimit EBD. Puna e ketyre sistemeve ne menyre simultane bllokon rrotat, duke lejuar qe te evitohen pengesat gjate frenimit. Si perfundim sitemi Brake Assist (BA) qe aktivizon frenat e emergjences ne raste kur pedal ii frenave nuk eshte i mjaftushem.

Toyota Prius Albania - Motori

Nje motor i kombinuar.

Motori i ri elektrik me 60 kW qe punon ne menyre koherente me motorin me benzine ne menyre qe te pershpejtoje rrotat ne optimum, qe te kete nje rritje te fuqise prej 20% dhe reduktim te dimensioneve ne 33% te motorit ne krahesim me motorin e perparshem. Ne fazen e frenimit motori elektrik vepron si nje gjenerator duke e menaxhuar kete energji nga sistemi Hybrid Synergy Drive dhe duke rikuperuar energjine kinetike normalisht e humbur si nxehtesi gjate frenimit. Kjo energji akumulohet ne bateri.

Motori me benzine me eficent dhe i fuqishem.
Motori inovativ 1.8 VVT me dizajn kompakt dhe i lehte ,lejon qe te minimizoje konsumin e karburantit duke ofruar edhe cmimet me te leverdisshme. Per me teper ajo eshte me e qete se me pare duke patur edhe performance e larte.

Nje bateri e perjetshme.
Bateria e re ofron nje prodhim me te larte te energjise (27kW) dhe nje eficence me te larte se cdo lloj sistemi hibrid.Rikuperimi i energjise eshte ne vlera maksimale dhe me sistem te ftohjes te integruar i cili ndihmon ne performance.

Toyota Prius Albania - Hyrje


Toyota Prius. Makina me dashur nga planeti.


Revulucioni I ngarjes se makines vazhdon me gjeneraten e re te Toyota-ve Hybrid Synergy Drive. Me dy motora elektik dhe nje model EV per ngarje me fuqi te paster elektike, ju do te shijoni pershpejtim te fuqishem, eficense udheheqese te klases te saj dhe performancen aerodinamike ne klasin e saj.Kenaqesi e pakrahasueshme te drejtuarit te makines. Hapesire dhe stil. Harxhim I paket. I fuqizuar nga Hybrid Synergy Drive. E gjitha hibride, e gjitha kenaqesi.

Cdo revolucion ka nevoje per nje ikone dhe ne fushen e makinave ajo eshte Prius. Me funksionim perfekt dhe konsum minimal e afte qe te vere ne harmoni njeriun , makinen dhe natyren.Nje inovacion i teknologjise me te perparuar deri me sot, dhe shume miqesore ndaj mjedisit.Emetimet e kesaj makine jane 0 dhe per kete priusi eshte 95 % e paster. Bota eshte gati per kete evolucion .

Toyota Avensis Albania - Aksesoret


Life pack – Sedan

Ndjesia e brendshme për cilësisë tek Avensis lartësohet nga këto karakteristika dizenjimi sublime dhe teknologji intuitive. Niveli superior/mesatar përfshin volumin e valixheve, pajisje parkimi prapa në ngjyrën e makinës dhe pajisje kundër përplasjes. Veç këtyre, niveli premium/superior përfshin një sensore parkimi në ngjyrën e makinës.

Life Pack – Wagon
Përjetoni një hapësirë lluksoze, comfort dhe dizajn frymëzues. I disponueshëm në versionet superiore, mesatare dhe fillestare. Niveli mesatar/fillestar përfshin një volum per valixhet, pajisje parkimi prapa në ngjyrën e makinës dhe pllakë kundër përplasjes. Veç këtyre niveli superior/mesatar përfshin ndarës ngarkese dhe premium/superior përfshin sensore parkimi përpara me ngjyrën e makinës.


Chrome pack – Wagon and Sedan
Paraqitja e fuqishme e Avensis-it pasqyrohet në këto detaje kromi që tërheqin shikimin.Llampa mjegulle përpara, grille e përparme, zbukurim kromi anash dhe prapa.

01. Ndarës ngarkese
02. Pajisje Argëtimi Brenda Makinës (jo e paketës)
03. Pllakë e pasme alumini kundër përplasjeve (jo e paketës)
04. Kontroll navigimi TNS510 me ekran me prekje 5.8", 0.5. drejtim korsie dhe ërllogaritje super të shpejta të itinerarit.
0.6.Komplet i integruar me radio, WMA/MP3, CD ,
07.Bluetooth® dhe një porte USB (jo e paketës).
08. Ndenjëse sigurie për fëmijë ISOFIX (jo e paketës)
09. Rrota aliazhi Adeona 17" (jo e paketës)
10. Volum i valixheve
11. Perde dielli (nuk është pjesë e paketës)
12. Kontur grile të përparme
13. Kontur llampe mjegulle përpara
14. Garniturë kromi prapa
15. Shirita te Kromuar Xhamash

Toyota Avensis Albania - Avensis Luxury


Luxury është dinamik dhe mbreslënës.Duke siguruar një luks të vërtetë, karakteristika novatore dhe siguri avangarde.


Karakteristika kryesore (shtesë ndaj atyre të Avensis Executive)
— Paketë lluksi: Veshje salloni lëkure të zezë ose gri në bezhë.
-- Ndenjëse të përparme me ngrohje elektrike me dy pozicione te memorizuara.
-- Pjerrësim elektronik i timonit teleskopik me dy memorie.
— Sensore të pasmë parkimi
— Drita të përparme HID Bi-Xenon me AFS
— Në pultin e përparmë kuti vendosje sendesh/mbajtës i kromuar gote.
— Sistem audio premium me 11 altoparlantë
— Rrota aliazhi 18"
— Çati panoramike (Wagon)
— Mbrojtëse nga dielli në dritaren prapa dhe në anësoret e pasme
Karakteristika opsionale
— Sistem navigimi me ekran me prekje 7" 3 me hartë të plotë
— Shina bagazhi (Wagon)
— Pako sigurie: Kontroll i shpejtësie Maksimale,
-- Ndihmë Mbajtje Korsie, Paralajmërim Dalje nga Korsia -- Sistem Sigurie Para-Përplasje