Toyota Avensis Albania - Drejtim Optimal


Toyota Optimal Drive . Zgjidhje mjedisore inovative që japin një drejtpeshim të konsumit të karburantit, shkarkime CO2 të ulëta dhe kënaqësi drejtimi të pacënuar.Të gjitha si standard.

Avensis mishëron një renditje të zgjuar të teknologjive të motorit dhe transmisionit me përbërës të pakët fërkimi, projekt super i lehtë dhe eficiencë djegieje e rritur.
Të gjitha përpjekjet tona janë bazuar në filozofinë e Toyota-s:
– “Gjithnjë Optimizim” – dhe motorat me benzine dhe me naftë Avensis nuk bëjnë përjashtim. Teknologjia e re Valvematic në motorët tanë me benzinë 1.6, 1.8 dhe 2.0 litra rrit fuqinë deri në 20% dhe pakëson shkarkimet e CO2 deri në 15%. Motorët D-4D 2.0 dhe 2.2 litra të përsosur së fundi kanë tekonologjinë e përparuar më të fundit me injektim direkt që jep 8% më pak CO2.Piezo injektori me presion të lartë (2000 bar) ndihmon të sigurohet punë optimale me konsum të ulët karburanti dhe emetim CO2 në nivel të ulët 135g/km.

Në krye të serise motori 2.2 D-CAT ka tekonologjinë unike të kontrollit
të shkarkimeve, e cila pakëson Oksidet e Azotit (NOx) dhe shkarkimet e grimcave njëkohësisht.
Avensis vjen me transmision manual me 6 shpejtësi, automatik me 6 shpejtësi dhe transmission i shumfishtë S, sipas motorit që do të zgjidhni.Transmisioni i shumfishtë S siguron automatikisht që moment përdredhes të maksimalizohet, konsumi i karburantit të minimizohet dhe emetime ulen deri në 8%.