Toyota HiLux Albania - Teknologjia dhe Dizajni


www.autonet.al

Nga çarja nëpër terren të ashpër deri thjesht në "lundrimin" permes qytetit,
Toyota Hilux e re ofron me të vërtetë mundësi që përfshijnë gjithçka.


Shtyjeni drejt limitit dhe ajo do t'ju përgjigjet me entusiazëm. Çojeni në ekstrem dhe ajo do të kërkojë më tepër. Asgjë nuk e shqetëson, asgjë nuk e tremb, asgjë madje nuk e bën të mendohet dy here. Me aftësi dhe e paepur, dhe me tre opsione karocerie të forta (përfshi kabinën dyshe me 5 ndenjëse), Toyota Hilux nuk ka gjë që ta ndalë. Dhe as juve.

Futesh në Toyota Hilux dhe është e vështirë të besosh se nuk je brenda një makine të famshme pasagjerësh. Gjëja e pare që do t'ju bjerë në sy është standardi i lartë i finesës si dhe ndenjëset e veshura me një material tepër tërheqës. Kondicioneri manual dhe dritaret e dyert me çelës elektrik ndihmojnë të rritet ndjesia e një ambjenti veture gati në kontrast me kredencialet e Hilux-it si një "kalë i fuqishëm" pune. Ergonomia e dizanjit qëndror të panelit të instrumentave të Hilux-it ka gjithashtu një lexues CD me amplifikim 160 watt (paisur me një Procesor Dixhital Sinjalesh), tingull të ngritur, katër sete balancimi dhe aftësinë e leximit të skedave MP3 në CD. Dhe për prakticitet shtesë, ka një hapësirë në kroskot me disa ndarje për sende.