Toyota Yaris - Perzgjedhje


Yaris Base
Yaris baze ofron më shumë se shumica e makinave të këtij lloji. Të gjithë modelet e Yaris baze kanë çelësa elektrik të dyerve, pasqyra elektrike për pamje prapa, një audiosistem me CD me katër altoparlante, si dhe një kompjuter udhëtimi me multi-ekran si standard. Ato kanë gjithashtu një kapak disku rrotash me formë të veçantë, si dhe para- e prapakolp të ngjyrosur. Brenda janë zbatuar si standarde mjaft tekonologji moderne – sistemi Toyota Shtrirje Lehtësisht, një kapak portobagazhi me lartësi të rregullueshme, timon me pjerësi të rregullueshme dhe një sistem hyrjeje direkte (në modelin me tre porta). Për mbrojtje maksimale Yaris e re vjen me ABS, EBD ,BA dhe Ndihmës Frenash, si dhe jastek ajri të përparmë dhe anësorë për drejtuesin dhe pasagjerin përpara.

Yaris Terra
Ka një seri të tërë shtesash opsionale për sigurinë dhe komfortin tuaj, kondicionim ajri manual, dritare të përparme me buton elektrik dhe një çelës dere telekomandë.

Yaris Volume
Nëse do të doni të rritni standardin e paisjeve të Yaris, zgjidhni Yaris Volume me një kapak të veçantë disku dhe pasqyra e doreza dyersh të ngjyrosura. Brenda, do të gjeni rregullimin e Yaris Volume me një timon të veshur me lëkurë dhe dorezë marshesh me shtresë lëkure me pamje argjendi. Ka gjithashtu një seri të tërë karakteristikash të avancuara, përfshi timon me rregullim teleskopik, çelësa telekomandë dhe një sistem audio me 6 altoparlantë dhe kapacitet leximi CD me skeda MP3 dhe WMA. Kondicionim manual ajri dhe Kontroll të Stabilitetit të Makinës
(VSC) , ndërsa jasteku i ajrit te gjunjët e drejtuesit dhe jasteket e ajrit te perdet janë standarde.

Yaris High
Yaris High ofron nivelin më të lartë të paisjeve. Përveç specifikimieve të Yaris Volume ajo ka disqe prej aliazhi 15’’ dhe llampa të përparme mjegulle si standard, si dhe kondicionim automatik ajri. Sistemi i Hyrjes dhe Ndezjes së “Mençur” disponohet si opsion.*Brenda, dorezat e dyerve dhe butoni i frenave të parkimit kanë një shkëlqim argjendi dhe i japin Yaris High një ndjesi tjetër finese.