Toyota IQ Albania - Karakteristika Shtese


Karakteristika Shtese

Ndjesor muzgu
Ndjesori i muzgut dikton nivelet e dritës dhe automatikisht ndez dritat përpara kur drita është e pakët.

Ndjesor shiu
Ndjesori automatik i shiut vendos menjëherë shpejtësinë e duhur dhe intervalet e fshirëseve për ju.

Pasqyra elektrokromatike
Një pasqyrë për pamje prapa e projektuar posaçërisht që dikton çfarëdo ndriçimi verbues nga makinat prapa jush, duke errësuar përkatësisht sipërfaqen e pasqyrës në mënyrë automatike.

Smart Entry & Start System
Në vend të një çelësi të zakonshëm Smart Entry & Start System paraqet një transmetues që ju lejon të çkyçni dyertë thjesht duke prekur dorezën ose të ndezni motorin me një prekje butoni. Gjithçka keni nevojë është të mbani çelësin Smart Entry në xhepin ose çantën tuaj të dorës.

Transmisioni i shumfishtë
Transmisioni i shumfishtë është tipi i një transmisioni automatik që jep një efikasitet më të mirë karburanti, një lëvizje më të butë dhe një përshpejtim më të mirë sesa kutia automatike tradicionale e shpejtësisë.

Indikatori i Drejtimit Mjedisor / Eco
Ky sistem informon drejtuesin nëse pedali i gazit po përdoret në një mënyrë miqësore për mjedisin duke ndezur dritën Eco Driving Indicator.

Suspensionet e përparme dhe të pasme
Kombinimi i një traverse MacPherson përpara dhe prapa të një krahu suspensioni kompakt me përdredhje prapa, krijuar së fundi,ofron një stabilitet dhe përdorim të shkëlqyer për një kontroll dhe besim në të gjitha situatat e drejtimit.

Indikatori i pozicionit të shpejtësisë
Një sistem tregues me dritë që nxit pozicionet e kutisë së shpejtësisë dhe rekomandon intervalet e pozicineve për të ndihmuar pakësimin e konsumit të karburanteve dhe të shkarkimeve (vetëm në transmisionet manuale).