Toyota Rav4 Albania - Sistemi Drejtimit


Sitemi Aktiv i Integruar i Drejtimit i RAV4 është numër një në botë në klasin e vet. I ndërtuar mbi teknologjnë më të fundit, integrimi i kontrolluar me kompjuter i një sistemi 4WD Kontrolli Aktiv të FuqisëRrotulluese, Sistem Drejtimi Elektrik (EPS) dhe Kontroll i Stabilitetit të Makinës (VSC) ofrojnë një kënaqësi të pafund drejtimi duke ju dhënë një kontroll maksimal të rrugës.


Sistemi 4WD i Kontrollit Aktiv të Fuqisë Rrotulluese përdor një çiftim të kontrolluar elektro-magnetik për të optimizuar shpërndarjen e fuqisë rrotulluese midis rrotave të përparme dhe të pasme, duke u kyçur vazhdimisht midis rrotave të para dhe mënyrës 4WD të kontrollit. Një seri sensorësh të sofistikuar monitorojnë çdo gjë që ndodh me makinën, duke reaguar shpejt nëpërmjet aplikimit të raportit të duhur të fuqisë rrotulluese, që çon në një përshpejtim më të mprehtë, stabilitet të përmirësuar dhe një ekonomizim të shkëlqyer karburanti.

Përveç Kontrollit Aktiv të Momentit Rrotullues, shoferi ka opsionin e kyçjes së shpërndarjes së momentit rrotullues, për të gjitha qëllimet jashtë rruge, duke përdorur butonin 4WD në kroskot. Kjo bën të mundur që makina të çbllokohet nëse një rrotë e vetme humbet fërkimin. Sistemi i Kontrollit të Stabilitetit të Makinës (VSC) kombinon me timonin elektik (EPS = electric power steering) duke rregulluar fuqine rrotulluese të te tij .Ai ndjen kur niveli i forcës së drejtimit është më i ulët ose më i lartë dhe ndihmon shoferin duke e bërë veprimin e drejtimit korrekt më të lehtë dhe një drejtim jo korrekt më të vështirë. Ajo plotëson karakteristikat si Frenat Anti-bllokim, Shpërndarja Elektronike e Fuqisë së Frenimit, Kontrolli i Ndihmës ose Pengimit për Frenim.