Toyota Land Cruiser Albania -Dizajni dhe Hapsira


www.autonet.al


Hapesira e brendshme e nje Land Cruiser eshte e organizuar ne menyre qe ai te jete lehtesisht i perdorshem. Komforti dhe paisjet jane te shkelqyeshem. Jane perdorur materiale luksoze dhe kudo verehet nje saktesi e padiskutueshme ne vendosjen e cdo elementi. Te gjitha aparaturat jane te nje shkalle te larte ergonomie, tipike per Toyoten. Timoni pershtatet ne lartesi dhe ne thellesi , ndenjeset e perparme jane me kontroll manual ( standart) ose elektronik, ne 8 drejtime. Gjithashtu, eshte rrituar madhesia dhe numri i klauzolave per te mbajtur sende te ndryshme. LandCruiser krijoi nje standart te ri te luksit. Tabela e komandave eshte e pajisur me teknologji luminishente Optitron, klimatizator ne dy ose tre gradacione, me kontroll temperature te shkallezuar dhe matje te temperatures se amjentit.

Sistemi audio perfshin ne seri ,radiokasetofonin dhe nje lexues CD me 6 disqe, me audio me perforcues ne dalje deri ne 8 bokse 50 wat, autoparlanti me tingull aktiv bas te integruar, i ndare ne tone te larte dhe te mesem dhe me tingull tip ASL per te kompensuar zhurmat e jashtme. E reja e kesaj klase automjeti (si standart per modelin Luxury) eshte sistemi navigues i integruar dhe i bazuar ne 7"(inc)ekran me ngjyre EMV( pamje multi elektron), me ndjeshmeri ne prekje, i pajisur me harten e plote te Europes perendimore. Nje sistem i tille jep mundesine per programim te funsioneve te servisit, zgjedhje te nje marshi alternativ, komand zanore ne 8 gjuhe te botes, kontroll plote te parametrave te udhetimit, klimatizator automatik dhe sistem audio. Pervec kesaj ka edhe kalendar te takimeve .