Toyota Land Cruiser Albania - Sistemi Udhetimit


www.autonet.al

Sistemi ndihmes gjate nisjes ne te perpjete
Hill - Start Assist Control (HAC).Kontroll automatik i plote qe e parandalon ecjen mbrapa te automobilit kur ai ngjitet ne te perpjeta rreshqitese. Gjate ngjitjes HAC llogarit cdo kthim mbrapa dhe perdor nje force te lehte frenimi ne menyre qe ta ngadalesoje ate; pasi eshte parandaluar kthimi ai perseri e drejton momentin rrotullues perpara dhe ne kete menyre e ndihmon drejtuesin e automjetit te niset. Sistemi HAC eshte nje risi absolute ne industrine e automobilave.Eshte i instaluar ne variantin Luxury me kambio automatike.

Kendi i ngjitjes
Ka shume pak automobile qe mund te krahasohen me Land Cruiserin e ri, me mundesine e tij per tu ngjitur ne terren me pjeresi deri 42 grade.

Sistem TEMS
Fale suspensionit TEMS Land Cruiser mund tu pershtatet mjaft lehte kushteve me te ndryshme te rruges. Thjesht duke shtypur butonin i mundesohet ketij suspensoni gjysem aktiv ta modifikoje konfiguracionin e amortizatoreve ne kater nivele: konfort, gjysem konfort, sport, gjysem sport.
Perparesi:
- Konfort maksimal ne cdo lloj terreni
- Kontroll superior i rruges dhe i te gjithe terreneve
- Drejtueshmeri e permiresuar dhe qendrueshmeri.